Politike

“A e ke gjetur princin e kaltër”?/ Ja si i përgjigjet pyetjes thumbuese Grida Duma: S’duhet ëndërruar….

9 Mars 2020, 21:40 Nga DOSJA
“A e ke gjetur princin e kaltër”?/ Ja si i përgjigjet

TIRANË- Mbrëmjen e sotme, ish-deputetja Grida Duma ishte e ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan”, në Tv Klan. Fëmijët e vegjël i drejtuan disa pyetje thumbuese Gridës dhe ajo u përgjigj një më një. Por,  një ndër to ishte ajo e Skajlës, e cila e pyeti Grida Dumën nëse e ka gjetur “princin e kaltër”, ish-deputetja tha se edhe “mund ta ketë gjetur” atë.

Skajla: A e ke gjetur “princin e kaltër”?

Grida Duma: Ti mendon për “princin e kaltër” vetë?

Skajla: Jo!

Grida Duma: Ti nuk mendon, por për atë njeriun që ti mendon se duhet të jetë si “princi i kaltër” si në përralla, se unë mendoj që nuk duhet menduar më për “princin e kaltër” për një gocë kaq fantastike si ti. Gjërat vijnë vetë nëse ti je kaq shkëlqyese se do jesh një njeri i rëndësishëm ti me kaq talent sa ke, por atë ide që kemi ne për “princin e kaltër” në përralla, gjithsesi është mirë që secili prej nesh ta gjejë. Edhe unë mundet ta kem gjetur, por nuk duhet ëndërruar për këtë.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike grida duma grida duma

Sondazh

Poll