Aktualitet

“Po mbahet në një furgon te Ministria e Brendshme”/ Klodiana Lala tregon se çfarë po ndodh me Selami Simsek, gazetarja:

10 Mars 2020, 06:32 Nga DOSJA
“Po mbahet në një furgon te Ministria e Brendshme”/

Tiranë- Gazetarja Klodiana Lala ka treguar se Selami Simsek, shtetasi turk, për të cilin gjykata një ditë më parë dha vendimin që të lirohet nga burgu, po mbahet prej orësh brenda një furgoni te Ministria e Brendshme. Lala në një postim në Facebook shprehet se turku është çuar me urgjencë në 3 zyra brenda pak orësh dhe në mesnatë ka shkuar në zyrën e tij edhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.

“Selami Simsek, mësuesi gylenist turk, prej orësh mbahet në një furgon tek Ministria e Brendshme. Pasi u çua me urgjencë në 3 zyra, brenda pak orësh, në mungesë të plotë transparence, në fund Sandër Lleshaj mbërrin në zyrën e tij në mesnatë. Mjafton firma e tij që të ripërsëritet sërish precedenti, Harun Çelik. Historinë do ua rrëfej të plotë…prova e fakte”, shprehet gazetarja.  Kjo e fundit theksoi se do të flasë me fakte dhe prova për këtë çështje.

Një ditë më parë Gjykata e Apelit Tiranë dha vendimin që të lirohej nga burgu Selami Simsek, shtetasi turk i arrestuar për falsifikim të dokumenteve. Shtetasi Selami Simsek u arrestua më 8 korrik 2019, pasi kërkonte që të largohej drejt Kanadasë me dokumente false nëpërmjet aeroportit të Rinasit. Atij iu sekuestrua pasaporta false dhe bashkë me shokun e tij Harun Çelik përfunduan në burg. Harun Çelik, u dërgua në Turqi, megjithëse ai nuk ishte në kërkim ndërkombëtar. Mësuesi Harun Çelik, u arrestua në korrik 2019 në aeroportin e Rinasit, pasi iu gjet një vizë kanadeze, e cila pas kontrollit rezultoi se ishte e falsifikuar. Turku, u dënua nga gjykata me 5 muaj burg, dënim që Çelik, e vuajti në burgun 302 në Tiranë. Në fillim të janarit pas përfundimit të dënimit ai u ekstradua në Turqi, edhe pse kishte kërkuar azil.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet klodiana lala selami simsek klodiana lala selami simsek

Sondazh

Poll