Sport

Anulohet miqësorja me San Marinon, Sllovenia frikësohet prej Edy Reja-s

9 Mars 2020, 15:15 Nga DOSJA
Anulohet miqësorja me San Marinon, Sllovenia frikësohet prej Edy

SHQIPËRI– Tashmë është zyrtare, ndeshja miqësore mes Shqipërisë dhe San Marinos, e programuar për t’u zhvilluar në 27 mars në Itali, nuk do të luhet. Vendimi është marrë nga Federata Shqiptare e Futbollit, pas zhvillimeve të fundit në vend, për shkak të përhapjes së koronavirusit Covid-19 edhe në Shqipëri.

Pas shpalljes së karantinës në Italinë e Veriut, ku ndodhet edhe San Marino, lojtarët dhe përfaqësuesit e saj e kanë të pamundur të lëvizin, çka hodhi poshtë edhe mundësinë e zhvillimit të ndeshjes në Shqipëri, ose në ndonjë shtet tjetër.

Në dyshim është edhe sfida e 30 marsit, kundër Sllovenisë. FSHF ka njoftuar Federatën Sllovene të Futbollit për mundësinë e luajtjes së miqësores së 30 marsit në vendin tonë, por ende asgjë nuk është konfirmuar. Gjërat vështirësohen pasi trajneri i përfaqësueses tonë, Edy Reja, ndodhet në zonën e kuqe në Itali, dhe e ka të pamundur të lëvizë edhe ai.

(e.c/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport edy reja san marino shqiperi-san marino edy reja san marino shqiperi-san marino

Sondazh

Poll