Sport

Kryendeshjen e Serie A e fiton Juventusi, Dybala shkëlqen me një super gol

8 Mars 2020, 21:43 Nga DOSJA
Kryendeshjen e Serie A e fiton Juventusi, Dybala shkëlqen me një super

Juventusi sonte fitoi 2-0 përballë Interit në “Allianz Stadium”, aty ku gjendja nuk ishte aspak normale. Për shkak të Coronavirus-it, në stadium ishin maksimumi 500 veta (nga stafet, stadiumi dhe mediat), por në fushë spektakli nuk mungoi.

Ramsey dhe Dybala qenë ata të cilët ndëshkuan zikaltrit me nga një gol. Argjentinasi, në fakt, nuk shënoi thjesht gol, por dhuroi spektakël me një aksion fantastik.

“Zonja e Vjetër” pati më tej shanse edhe me De Ligt dhe Matuidi, por Handanovic shpëtoi portën e Interit sikur të ishte një Njeri Merimangë, gati për të kapur cepat më të paimagjinueshëm.

Sukses i madh për bardhezinjtë, të cilët me këtë fitore rimorën kreun e renditjes në Serie A, ndërkohë që Lazio i ndjek me një pikë më pas, pasuar nga Interi.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport dybala inter juventus dybala inter juventus

Sondazh

Poll