Sport

Coronavirus “gjunjëzon” Champions League, ja ndeshjet që do të luhen pa tifozë

9 Mars 2020, 12:19 Nga DOSJA
Coronavirus “gjunjëzon” Champions League, ja ndeshjet që

Coronavirusi ka “gjunjëzuar” futbollin, shumë ndeshje janë zhvilluar pa praninë e spektatorëve, madje edhe disa ndeshje të Champions League do të luhen pa tifozë.

Sipas gazetës franceze “L’Equipe”, ndeshja e së mërkurës mes PSG-së dhe Dortmundit në Parc des Princes mund të mos zhvillohet, dhe nëse luhet atëherë do të zhvillohet pa praninë e tifozëve në stadium.

I njëti fat edhe për përballjen Juventus-Lyon, që ka edhe një specifikë tjetër. Si pasojë e gjendjes së vështirë në veri të Italisë, nuk përjashtohet mundësia që kjo ndeshje të spostohet në një fushë asnjëanëse.

 

Ndërkohë edhe në Spanjë janë tërhequr nga vendimi që ndeshja Barcelona-Napoli të luhej me tifozë. Sipas mediave iberike, edhe kjo sfidë po shkon drejt dyerve të mbyllura.

(E.Ç/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport champion league coronavirusi ndeshjet pa tifozë champion league coronavirusi ndeshjet pa tifozë

Sondazh

Poll