Sport

Benzema shënon, por Reali e pëson; Barcelona rimerr kreun e La Ligës

8 Mars 2020, 22:16 Nga DOSJA
Benzema shënon, por Reali e pëson; Barcelona rimerr kreun e La

Real Madridi sot nuk arriti të fitojë kundër Real Betisit në transfertë, duke u befasuar tërësisht nga vendësit në La Liga me një humbje 2-1.

Golat e Betisit i shënuan Sidnei dhe Tello, ndërsa për “Los Blancos” rrjetën e vetme të këtij takimi e gjeti Benzema. Për golin e parë Sidnei e pati të lehtë të shënonte, sepse mbrojtja madrilene u shfaq plot probleme. Ai lëshoi një predhë nga një pozicion thuajse i pamundur dhe shënoi!

5 minuta më vonë Benzema barazoi me penallti, të cilën e fitoi Marcelo pikërisht në duel me autorin e golit të parë të Betisit. Në pjesën e dytë Reali vuajti klasin e mesfushorit ofensiv Fekir dhe nuk arriti të gjente golin e fitores.

Kjo nuk vlen për Betisin, skuadër e cila shënoi me ish-lojtarin e Barcelonës, Cristian Tello, në minutën e 82-të. Barcelona tashmë ka kreun e La Ligës me 58 pikë, ndjekur nga Real Madrid me dy pikë më pak.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport benzema real madrid benzema real madrid

Sondazh

Poll