Sport

Koronavirusi në Shqipëri, merret vendimi në lidhje me zhvillimin e dy ndeshjeve të Superiores

9 Mars 2020, 12:24 Nga DOSJA
Koronavirusi në Shqipëri, merret vendimi në lidhje me zhvillimin

TIRANË– Këtu nuk mund të qëndronte pa prekur edhe futbolli, ndërsa vazhdojnë takimet mes krerëve të FSHF-së dhe qeverisë për të marrë vendimin zyrtar rreth ndeshjeve.

Por në ditën e sotme ishin programuar për t’u zhvilluar dy ndeshje të rëndësishme në Superiore, Vllaznia-Partizani dhe Skënderbeu-Kukësi.

Në minutat e fundit mësohet se këto përballje do të zhvillohen, por pa praninë e tifozëve.

Babë e bir, 54 dhe 28 vjeç, janë dy të prekurit e parë, që tanimë janë izoluar në ambientet e spitalit Infektiv. Sakaq, qeveria ka marrë vendim të anullojë të gjitha udhëtimet drejt Italisë së Veriut deri më 3 prill. Gjithashtu, kryeministri Edi Rama bëri thirrje që të rinjtë të evitojnë daljet në lokale si dhe kontaktin fizik me të moshuarit. Mbyllur deri më 23 mars janë edhe shkollat, kopshtet dhe çerdhet, ndërkohë që ka nisur dezinfektimi i të gjitha spitaleve. Pjesë e planit të masave është edhe ndalimi i vizitave nëpër spitale.

E.Ç/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport koronavirusi ne shqiperi superiorja koronavirusi ne shqiperi superiorja

Sondazh

Poll