Aktualitet

Policia Bashkiake u merr romëve thesin me shishe që kishin mbledhur, momenti kur efektivi pikas personin që i filmon: Hë mo,

9 Mars 2020, 15:10 Nga DOSJA
Policia Bashkiake u merr romëve thesin me shishe që kishin mbledhur,

TIRANË– Policia Bashkiake u ka marrë disa anëtarëve të komunitetit rom në Tiranë, thesin me shishe bosh që kishin mbledhur. Në videon e mëposhtme shihet teksa makina e Policisë Bashkiake, ka ndaluar pranë një koshi plehrash, në rrugën “Vaçe Zela”. Punonjësi tërheq thesin me shishe dhe e vendos mbi makinë, teksa një tjetër person i filmon.

Një nga policët bashkiakë e pikas personin që po e filmon dhe i thotë: Hë mo bukur?

Po shikoj mo o shikoni dhe naj gjë…”– shton personi që filmon, ndërsa një pjesë e fjalëve nuk kuptohet mirë.

Gjithsesi, nuk dimë të themi arsyet që Policia Bashkiake ka patur për të bërë një gjë të tillë. Shumë nga anëtarët e komunitetit rom mbledhin shishe dhe kanaçe, të cilat i grumbullojnë dhe i shesin për të fituar para, me anë të të cilave sigurojnë jetesën.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia bashkiake policia bashkiake merr thesin me shishe tirane policia bashkiake policia bashkiake merr thesin me shishe tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Mars 2020, 11:47

TIRANË– Emiljano Shullazi i ka dërguar një kërkesë Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, për të caktuar dy gjyqtar...