Politike

Hajdari pas mbledhjes së Këshillit Politik: Opozita jashtë parlamentit s’do ndryshimin e sistemit, ka frikë nga vota e lir

9 Mars 2020, 12:08 Nga DOSJA
Hajdari pas mbledhjes së Këshillit Politik: Opozita jashtë

TIRANË- Anëtarja e Këshillit Politik, Rudina Hajdari ka reaguar sot pas mbledhjes për Reformën Zgjedhore dhe ka bërë me dije se opozita jashtëparlamentare nuk mbështet ndryshimin e sistemit politik. Sipas Hajdarit, maxhoranca nuk është shprehur kundër këtij propozimi dhe u shpreh se do i shkoj deri në fund kësaj kauze dhe nuk do lëshojë asnjë centimetër.

Opozita jashtëparlamentare është kundër ndryshimit të sistemit, duket se ka frikë nga qytetari. Ndërsa maxhoranca nuk është shprehur kundër, por ka thënë se do e konsiderojë këtë propozim tonin. Opozita ka frikë nga vota e qytetarëve, nuk duan konkurrencë. Prandaj u bëj thirrje të gjithëve të mos mbështesin opozitën jashtëparlamentare, pasi ata kanë frikë nga vota e lirë dhe kërkojnë fuqizimin e kryetarëve të partive”, u shpreh Hajdari.

Këshilli Politik ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës. Opozita jashtëparlamentare ka depozituar disa propozime për ndryshime, që prekin numërimin e votave dhe administratën zgjedhore. Po ashtu PD e LSI kërkojnë dhe qeveri kujdestare 100 para zgjedhjeve. Nga ana tjetër opozita brenda Kuvendit ka kërkuar ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe lista të hapura. Maxhoranca është shprehur e hapur për të gjitha variantet dhe çdo propozim do u dërgohet ekspertëve.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike keshilli politik konsensusi i paleve per zgjedhoren reforma zgjedhore rudina hajdari keshilli politik konsensusi i paleve per zgjedhoren reforma zgjedhore rudina hajdari

Sondazh

Poll