Politike

Rama mbledh deputetët: Asnjë koment për draftin e ‘Venecias’, Kuvendi vijon punën normalisht

9 Mars 2020, 10:37 Nga DOSJA
Rama mbledh deputetët: Asnjë koment për draftin e

TIRANË- Partia Socialiste ka zhvilluar sot një mbledhje të Grupit Parlamentar, ku janë dhënë disa porosi. Sipas burimeve nga mbledhja bëhet me dije se deputetëve të PS u është kërkuar nga Edi Rama që të mos marrin pjesë në asnjë debat publik për draft-opinionin e Komisionit të Venecias.

Më tej shtohet se është marrë një vendim që punimet e Kuvendit të vijojnë normalisht edhe pse tashmë në vend ka dy të konfirmuar me koronavirus. Po ky vendim pritet që të konsultohet dhe me administratën e Kuvendit, e cila është dhe përgjegjëse për punët në këtë institucion.

Komisioni i Venecias u ka dërguar  pak ditë më parë palëve politike  në Shqipëri draft-opinionin për çështjen e emërimeve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Sipas burimeve të Dosja.al në këtë draft shkruhet se Presidenti nuk mund të shkarkohet pasi ka vepruar sipas ligjit. Më tej shtohet se mënyra e veprimit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi është e dyshimtë dhe se ligji për ndryshimin e betimit tek Presidenti është antikushtetues.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi mbledhja e grupit te ps opinioni i venecias per meten edi rama koronavirusi ne shqiperi mbledhja e grupit te ps opinioni i venecias per meten

Sondazh

Poll