Politike

Dy persona me koronavirus në Tiranë/ Rama merr masa, anulon të gjitha takimet për ditën e sotme

9 Mars 2020, 11:47 Nga DOSJA
Dy persona me koronavirus në Tiranë/ Rama merr masa, anulon të

Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka anuluar të gjitha aktivitetet, ku pritej të ishte i pranishëm ditëN e sotme, për shkak se dy persona në vendin tonë kanë rezultuar me koronavirus. Rama ka anuluar takimin që do të zhvillonte me studentët e Universitetit Bujqësor dhe një aktivitetet tjetër, ku do të prezantonte disa projekte për rindërtim.

Të njëjtim vendim mori sot, kreu i PD-së Lulzim Basha, pasi auloi dy aktivetet që  kishte planifikuar ditën e sotme. 

Konfirmohen dy rastet e para me koronavirus në Shqipëri. Një 28-vjeçar i infektuar me koronavirus me iniciale V.K. ka ardhur nga pika e Murriqanit në Shqipëri që prej datës 26 shkurt. Ai ka infektuar dhe të atin e tij, 54-vjeçarin P.K. Të dy ndodhen në karantinë në spitalin infektiv në QSUT. Babë e bir janë banor të rrugës “Irfan Tomini” në Tiranë dhe bashkë me ta në karantinë janë futur edhe të afërmit dhe dy personave të infektuar. Për të riun që ka hyrë në Shqipëri, mjekja e pikës së Murriqanit tha se ai nuk kishte shfaqur shenja të virusit dhe vinte nga Firence, larg nga veriu i Italisë që është cilësuar si “zonë e kuqe”.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi edi rama koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll