Politike

Dy të infektuar nga koronavirusi në Shqipëri, Rama ‘izolon’ vendin: S’ka më fluturime me Italinë, shkollat do i mbyll

9 Mars 2020, 08:18 Nga DOSJA
Dy të infektuar nga koronavirusi në Shqipëri, Rama

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se të gjitha institucionet arsimore të mbyllen për dy javë, ndërsa të gjitha fluturimet drejt veriut të Italisë dhe ‘zonave të tjera të kuqe’ do të anulohen deri më 3 prill. Gjithashtu Rama bëri me dije se bashkë me shkollat dhe fluturimet, në vend nuk do të lejohen gjithashtu as grumbullimet masive për të shmangur të gjithë mundësitë për të përhapur koronavirusin.

Ekspertët e shëndetit publikë kanë punuar në mënyrë të pandërprerë dhe vazhdojnë punojnë për planin e masave që ndiqet në tre drejtime: kufizimin, vonimin apo shtyrjen në kohë të përhapjes dhe lehtësimi i pasojavë që mund të sjellë infektimi. Për të gjitha masat po konsultohemi me OBSH-në. Në këtë situatë, si në çdo situatë tjetër, kur shteti përballet me një gjendje të zakonoshme, duhet vetëpërmbajtje. Ne jemi vendosur në dispozicion të situatës, kemi vendosur edhe një fond prej 400 mln lekësh për të plotësuar edhe disa nevoja për mbështetjen e sistemit. Kemi gjetur edhe mirëkuptimin maksimal të profesionistëve.  Masat e sotme janë pezullimi i fluturimi direkte në të gjitha zonat e kuqe deri në 3 prill, do mbyllen shkollat për një periudhë dyjavore. Për këtë arsye ne besojnë se është momenti që të mbyllim të gjitha institucionet arsimore dhe të kërkojnë anullimin e  të gjitha grumbullimeve masive deri në datën 3 prill për ta parë dinamikën e këtij zhvillimi,”-tha Rama. 

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot qeverinë ku kanë bërë me dije masat e marra pas konfirmimit të rasteve të para me koronavirus në vend. Rama tha se do mbyllen shkollat, nuk do lejohen aktivitete masive dhe do anulohen udhëtimet me zonën e kuqe në Itali deri në 3 prill. Nga ana tjetër, ministrja Ogerta Manastirliu u shpreh se fondi për të përballuar situatën është 400 mln Lekë dhe nuk do ketë më eksporte të barnave.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi mbledhja e qeverise per koronavirusin edi rama koronavirusi ne shqiperi mbledhja e qeverise per koronavirusin

Sondazh

Poll