Politike

Koronavirusi/ Ambasadori shqiptar në Kinë jep MESAZHIN: Stop gallatës se jemi ‘racë e fortë’! Shkunduni para se…

9 Mars 2020, 11:57 Nga DOSJA
Koronavirusi/ Ambasadori shqiptar në Kinë jep MESAZHIN: Stop

KINË– Ambasadori i Shqipërisë në Kinë, Selim Belortaja ka reaguar lidhur me konfirmimin e dy raste me koronavirus në Shqipëri. Me anë të një statusi në Facebook, Belortaja shkruan se ishte thjesht çështje kohe që edhe Shqipëria të shënonte rastet e para për shkak të marrëdhënies së ngushtë me Italinë.

Diplomati shqiptar bën thirrje për kujdes nga qytetarët, pasi në të kundërt pasojat do të jenë të rënda.

“Stopin e ..qyfyreve, kunjave e shakave tona bajate, të folklorizmave si ..“është si punë gripi, po ..një çikë me i fortë se gripi”! apo “jemi rracë e fortë”; te këshillave qesharake si ….”hani limona e pini raki”! “është kot kjo e kot ajo…”, etj.,”-shkruan në statusin e tij ambasadori.

POSTIMI I PLOTË:

Asgjë e re s’ka ndodhur. Ato 2-3 ishujt e vegjël s’mund të qëndronin për shumë kohë gri. Me Italinë ne ishim thuajse “njësh” me avionat dhe tragetet e përditëshme. Bashkimi me “hartën e kuqe” aty ishte, sot vetëm sa u zyrtarizua. Kjo eshte keq sigurisht, por ka dhe një të mirë: uljen tonë me këmbë në tokë! Mbylljen e stacionit të ..Gallatës! Stopin e ..qyfyreve, kunjave e shakave tona bajate, të folklorizmave si ..“është si punë gripi, po ..një çikë me i fortë se gripi”! apo “jemi rracë e fortë”; te këshillave qesharake si ….”hani limona e pini raki”! “është kot kjo e kot ajo…”, etj. Ngjeshjes e gajasjes sonë të papërgjegjëshme nëpër kafe, restorante, salla, stadiume dhe autobuza edhe ..për 1 stacion! Të gjithë duhet të shkundemi. Ndryshe doemos ..do të na shkundë

Babë e bir, 54 dhe 28 vjeç, janë dy të prekurit e parë, që tanimë janë izoluar në ambientet e spitalit Infektiv. Sakaq, qeveria ka marrë vendim të anullojë të gjitha udhëtimet drejt Italisë së Veriut deri më 3 prill. Gjithashtu, kryeministri Edi Rama bëri thirrje që të rinjtë të evitojnë daljet në lokale si dhe kontaktin fizik me të moshuarit. Mbyllur deri më 23 mars janë edhe shkollat, kopshtet dhe çerdhet, ndërkohë që ka nisur dezinfektimi i të gjitha spitaleve. Pjesë e planit të masave është edhe ndalimi i vizitave nëpër spitale.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi selim belortaja koronavirusi ne shqiperi selim belortaja

Sondazh

Poll