Politike

Dy të infektuar me koronavirus në Shqipëri, Basha ndjek këshillat e Ramës, anulon të gjitha takimet

9 Mars 2020, 10:19 Nga DOSJA
Dy të infektuar me koronavirus në Shqipëri, Basha ndjek

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vendosur anullimin e dy aktiviteteve publike të parashikuara për pasditen e sotme për shkak të se dy persona kanë rezultuan pozitive me koronavirus.

Basha do të zhvillonte një aktivitet me gratë shqiptare në Kalanë e Tiranës për të vlerësuar kontributin e tyre në shoqëri, aktivitet në të cilin pritej që të merrnin pjesë 300 gra dhe vajza. 

I njëjti vendim u mor edhe dëgjesën me mësuesit, takim ky i planifikuar për në orën 15.00.

Mesa duket kryedemokrati Lulzim Basha po ndjek rregullat e vendosura nga qeveria Rama, me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Kryeministri Rama tha se do të ndalohej çdo aktivitet me shumë persona pjesëmarrjes deri më 3 prill. 

 

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot qeverinë ku kanë bërë me dije masat e marra pas konfirmimit të rasteve të para me koronavirus në vend. Rama tha se do mbyllen shkollat, nuk do lejohen aktivitete masive dhe do anulohen udhëtimet me zonën e kuqe në Itali deri në 3 prill. Nga ana tjetër, ministrja Ogerta Manastirliu u shpreh se fondi për të përballuar situatën është 400 mln Lekë dhe nuk do ketë më eksporte të barnave.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi lulzim basha koronavirusi ne shqiperi lulzim basha

Sondazh

Poll