Politike

Dy persona të infektuar me koronavirus/ Braçe thirrje shqiptarëve: Ruani qetësinë, mbroni fëmijët dhe të moshuarit

9 Mars 2020, 06:49 Nga DOSJA
Dy persona të infektuar me koronavirus/ Braçe thirrje

Tiranë- Zv/kryeministri Erion Braçe, pas publikimit të lajmit se dy persona Shqipëri janë të infektuar me koronavirus, ka bërë thirrje që shqiptarët të ruajnë qetësinë dhe të zbatojnë rregullat e publikuara nga Ministrisa e Shëndetësisë që virusi të mos përhapet kudo. Braçe në një postim në Instagram shkruan se çdokush që ka hyrë nga Italia në Shqipëri gjatë dy javëve të fundit, duhet te vetëkarantinohet për 14 ditë.

Reagimi:

RUANI DUHET QETESI, VETEKONTROLL, DISIPLINE PER TE ZBATUAR CDO PROTOKOLL DHE CDO RREGULL TE SHPALLUR, VENDOSMERI PER TE MOS LEJUAR PERHAPJEN KUDO!  Cdokush qe ka hyre nga Italia ne Shqiper dy javet e fundit dhe ka shenja te gripit, te telefonoje NUMRIN 127; Cdokush qe ka hyre nga Italia ne Shqiperi gjate dy javeve te fundit duhet te vetekarantinohet per 14 dite;  PJESA TJETER ESHTE HIGJENA, HIGJENA, HIGJENA! Lani duart shpesh dhe per 40 sekonda me uje e sapun, dizinfektoini me solucione me baze alkoolin; Te gjitha vendet me grumbullime te medha, posacerisht shkollat duhet te 100 fishojne kujdesin ndaj higjenes;  Mos prekni gojen, hunden e syte mw duar te palara, virusi hyn ne trup prej tyre!  MRONI FEMIJET DHE TE MOSHUARIT! ESHTE DETYRE!

Shëndohen dy rastet e para me koronavirus në Shqipëri.  Ministria e Shëndetësisë njofton se personat e infektuar janë babë e bir, përkatësisht 54 dhe 28 vjeç, të cilët erdhën nga Fierence drejt Tiranës, me makinë personale nëpërmjet pikës së Hanit të Hotit. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, dy personat e infektuar ndodhen në spitalin infektiv në QSUT dhe gjendja e tyre është e stabilizuar.

Koronavirusi nga dita në ditë po prek çdo shtet në botë ku deri më tani janë regjistruar 3821 viktima dhe 108,000 të infektuar nga koronavirusi në rang global. Mes viktimave dhe të infektuarëve në botë shumica më e madhe janë të regjistruara në Kinë. Italia tashmë është renditursi vendi i dytë më i prekur nga koronavirusi në botë pas Kinës me 366 viktima. Viktima janë shënuar në Iran, Korenë e Jugut, Britani, Francë, dhe Gjermani. Koronavirusi ka prekur ditën e sotme edhe Shqipërinë ku u shënuan dy rastet e para të pacientëve me koronavirus, me histori udhëtimi nga Italia.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dy te infektuar me koronavirus ne shqiperi erion brace dy te infektuar me koronavirus ne shqiperi erion brace

Sondazh

Poll