Politike

“Fëmrat me mua pinin më shumë uiski se ujë”/ ‘Indinjohet’ deputeti Papa për fjalimin ‘perlë’: U bëtë uqër,

9 Mars 2020, 07:35 Nga DOSJA
“Fëmrat me mua pinin më shumë uiski se ujë”/

Tiranë– Deputeti Kostaq Papa ka reaguar për fjalimin e tij ‘perlë ‘në Kuvend, ku ndër të tjera u shpreh se gratë që kanë qenë afër tij,  kanë pirë më shumë uiski se ujë. Në një postim në Facebook, ai shprehet se fjalimi i tij është hequr nga konteksti, për të hedhur baltë mbi të.

Reagimi: 

Heqin një fjali nga konteksti dhe bëjnë futboll me të dhe përpiqen të hedhin baltë mbi njeriun e ndershëm që kërkoi të kontrollohen tenderat e korupsionit.
Thjeshtë rrjetet donin një rast qoftë dhe fjali xhentilese dhe u bënë bashkë ujqër e çakenj që e kanë rrjepur këtë popull e as duan tia dinë për integrimin e vendit në BE por vetëm ta grabitin e shqiptarët ti lënë barkthatë e bukë me listë që ti kontrollojnë dhe të tjerët të emigrojnë! Zoti dhe e drejta është me shqiptarët! Zoti dhe e drejta është me Deputetin Kostaq Papa që ska prekur e nuk do prek asnjë lekë publike. E keqja e shqiptarëve vjen nga shqiptarët. Mallkuar qofshin ata që pengojnë integrimin e Shqipërisë dhe Shqiptarëve! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe Shqiptarët! Ky shekull është i Shqiptarëve!
SHQIPËRI ATDHEU IM !m Falenderoj gjithë ata që nuk pranuan të bëhen pjesë e këtij skenari antishqiptar, tradhëtar e poshtërues.
KOSTAQ PAPA Deputet i Tiranës dhe Emigracionit. 

Deklarata e Kostaq Papës   në seancën e fundit plenare bëri xhiron në rrjet. Papa teksa mundohej që të sensibilizohej me gratë kundër dhunës ndaj tyre, bëri disa deklarata seksiste.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kostaq papa kostaq papa

Sondazh

Poll