Aktualitet

Koronavirusi/ Autoriteti i Aviacionit Civil: S’ka pezullim të fluturimeve me Italinë

8 Mars 2020, 21:11 Nga DOSJA
Koronavirusi/ Autoriteti i Aviacionit Civil: S’ka pezullim të

TIRANË- Fluturimet nga Shqipëria drejt Italisë dhe anasjelltas do të vijojnë normalisht. Ky është njoftimi nga  Autoriteti i Aviacionit Cilil, ku shkruan se lajmet që kanë qarkulluar gjatë ditës nuk janë të sakta.  Autoriteti i Aviacioni Civil në një reagim për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, shprehet se nuk ka asnjë vendim për pezullim fluturimesh nga Italia në Shqipëri dhe anasjelltas.

Është vendim i një kompanie për shkaqe operacionale, jo për shkak të virusit. Dinamika e ngjarjes të indukton të mendosh se mund të ketë lidhje me çështjen e koronavirusit, por e vërteta është se kompanitë e tjera janë duke kryer normalisht fluturimet e tyre drejt Italisë dhe anasjelltas”, është kjo përgjigja e AAC-së.

Aviacioni Civil gjithashtu bënë të ditur se janë disa arsye kur një kompani njofton se ka anuluar fluturimet për “arsye operacionale”, si problemet në logjistikë, problemet teknike, vonesat e avionëve, kushtet atmosferike…etj. Sot “Air Albania”, anuloi 6 udhëtime drejt Italisë pas urdhrit të Kryeministrit Giuseppe Conte.

Deri më tani janë regjistruar mbi 3600 viktima dhe mbi 105 mijë njerëz janë të infektuar me virusin vdekjeprurës. Ndërsa janë shëruar qindra mijëra të tjerë. Vendi më i prekur nga koronavirusi në Europë është Italia, e cila ka izoluar tërësisht rajonin e Lombardisë. Po kështu, vazhdojnë të vdesin njerëz nga koronavirusi, në SHBA, Australi, Iran, Kore, Francë e Gjermani. Shënohet viktima e parë edhe në Amerikën e Jugut. Ndërkohë në Shqipëri nuk ka asnjë person të infektuar.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet autorieti i aviacionit civil koronavirusi ne itali udhetimet drejt italise autorieti i aviacionit civil koronavirusi ne itali udhetimet drejt italise

Sondazh

Poll