Aktualitet

Koronavirusi merr 3599 jetë njerëzish, Italia ‘kyç’ në shtëpi ¼ e popullsisë, shënohet viktima e parë në Amerikën e Jugut

3599 të vdekur dhe 105 mijë njerëz të infektuar. Ky është bilanci në botë për koronavirusin. Është shënuar edhe viktima e parë në Amerikën e Jugut. Ndërkohë Shqipëria mbetet ende e paprekur nga virusi vdekjeprurës.
Featured image of article: Koronavirusi merr 3599 jetë njerëzish, Italia ‘kyç’ në shtëpi ¼ e popullsisë, shënohet viktima e parë në Amerikën e Jugut

TIRANË– Ka shkuar në 3599 numri i të vdekurve nga koronavirusi në rang global, ndërsa 105,000 njerëz janë infektuar që nga fillimi i epidemisë, shumica e tyre në territorin e Kinës.

Gjendja më e keqe shfaqet në Itali, e cila është izoluar thuajse tërësisht. Kryeministri italian Giuseppe Conte nënshkroi një dekret të ri, ka vendosur që i gjithë rajoni i Lombardisë të izolohet tërësisht, njësoj si një karantinë gjigande.

Ndërkohë rastet e Koresë së Jugut rriten çdo ditë. Seuli njoftoi sot mbi 367 infeksione të reja duke kapur shifrën e 7,134 personave positive. Edhe në SHBA rastet po rriten dita-ditës. Deri më tani ka 444 të infektuar dhe 19 humbje në persona.

Vdekja e parë nga koronavirusi është shënuar edhe në Amerikën e Jugut, ku një 64-vjeçar pasi udhëtoi për në Evropë vdiq në Argjentinë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Raste të tjera janë shënuar edhe në Azi në vende si: Japonia, Singapori, Malajzia dhe Vietnami.

Shqipëria, nga ana tjetër, ende nuk është prekur nga epidemia. Sipas ministrisë së Shëndetësisë, deri më tani janë testuar thuajse 60 raste të dyshuar por asnjë prej tyre nuk ka rezultuar pozitiv.

(k.m/dosja.al)

  • 12:30

    Koronavirusi/ Kryeministri Conte sqaron dekretin e ri: Hyn në fuqi sot, ne nuk mund të bëjmë më gabime

    Harta e perhapjes se koronavirusit ne itali

    Dekreti i ri  i qeverisë italiane ka zgjeron zonat e kuqe që u nënshtrohen kufizimeve dhe ndalimeve, me qëllim bllokimin e përhapjes së koronavirusit Covid-19 sa më shumë që të jetë e mundur. Patogjeni po zgjerohet në mënyrë eksponenciale ditë pas dite nga veriu në jug, veçanërisht në qendrën e shpërthimit të virusit, në Lombardi.

    Për të pasur sa më shumë nën kontroll situatën në vend, Kryeministri italian Conte tha në një konferencë për shtyp gjatë mesnatës: Është e nevojshme të sqarohet se çfarë ka ndodhur. Ndodhi një gjë e papranueshme: dekreti që ne po formonim për të prezantuar masat e reja të kontrollit, të cilat i lexuam në të gjitha gazetat, kur ende nuk ishte bërë përfundimisht zyrtare. Kjo ndikon në korrektësinë e operacioneve qeveritare dhe sigurinë e italianëve. Publikimi i një drafti, jo përfundimtar, ka krijuar paqartësi dhe konfuzion. Ne nuk mund ta pranojmë këtë. Qytetarët lexuan versionin jo përcaktues, të cilit i mungonte akoma nënshkrimi im.

    Ndër të tjera Conte sqaroi se tashmë është hartuar edhe versioni përfundimtar i rregullave të reja që sipas tij do të hyjnë në fuqi, ditën e sotme me  8 mars.

    “Dekreti u hartua në versionin përfundimtar. Do të jetë në fuqi menjëherë (sot 8 Mars). Me këtë dekret ne kemi shtrirë zonën e kuqe në të gjithë Lombardinë dhe në 14 provinca: Modena, Parma, Piacenza, Reggio Emilia, Rimini, Pesaro dhe Urbino, Venecia, Padova, Treviso, Asti, Vercelli, Novara, Verbano Cusio Ossola dhe Alessandria. Ne po aplikojmë një regjim më të rreptë dhe masa kufizuese në këtë territor. Atëherë do të ketë një regjim për territorin e mbetur italian. Për zonat e kuqe, do të ketë një kufizim për të shmangur çdo lëvizje hyrje dhe dalje, madje edhe brenda territoreve. Ne do të lëvizim vetëm për nevoja urgjente pune, situata të domosdoshme dhe arsye shëndetësore. Kthimi në shtëpitë e tyre është i lejuar. Ekzistojnë masa të tjera rigoroze: tani e tutje, njerëzit me simptoma të infeksionit të frymëmarrjes dhe temperaturë më të lartë se 37.5 ° C rekomandohet që të mos largohen nga shtëpia e tyre, ose të kontaktojnë mjekun e tyre menjëherë. Më mirë të mos lëvizni nga shtëpia. Të gjitha ngjarjet sportive dhe garat e të gjitha llojeve dhe disiplinave janë pezulluar si në vende publike ashtu edhe në ato private. Ngjarjet sportive që përfshijnë sportistët profesionistë të lojërave Olimpike dhe ngjarjet kombëtare dhe ndërkombëtare do të lejohen, por  me dyer të mbyllura dhe pa praninë e publikut. Ngjarjet e organizuara si ngjarje në vende publike dhe private do të pezullohen, gjithashtu edhe aktivitetet sportive, fetare dhe kulturore. Ngjarjet në kinema, pubs, teatro, bingo, disko janë pezulluar. Ne nuk mund të lejojmë më grumbullime masive në këto zona. Shkollat ​​dhe universitetet u mbyllën për  të shmangur sa më shumë marrjen e virusit. Aktivitetet në restorante dhe bare do të lejohen nga ora 06.00 deri në orën 18.00 me detyrim që menaxheri të përcaktojë kushtet për të siguruar respektimin e distancës së sigurisë prej të paktën 1 metra ndërmjet klientëve.“- u shpreh ai.

  • 11:58

    Koronavirusi në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë: 59 raste të tesuara, asnjë pozitiv

    Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se deri më tani në Shqipëri ka shkuar në 59 numri i rasteve të testuara për bartje të koronavirusit, dhe deri më tani të gjithë kanë rezultuar negativë. Sipas Ministrisë, të gjitha rastet e testuara kanë pasur shenja të infeksionit respirator apo edhe histori udhëtimi në vendet ku ka pasur një shpërthim të epidemisë. Deri më tani rastet e testuara i përkasin 6 qyteteve: Tiranës, Shkodrës, Durrës, Fierit, Lezhës dhe Vlorës. Ndërkohë vetëm në 24 orët e fundit në tëgjitha pikat kufitare kanë hyrë 23,035 udhëtarë, të cilët nuk kanë shfaqur simptoma të sëmundjes. Për të gjithë ata që vijnë nga vendet e prekura Ministria rekomandon që të vetëkarantinohen për një periudhë 14 ditore.

    Numri i rasteve të testuara ka shkuar në 59. Spitali Infektiv do të jetë spitali që do të menaxhojë rastet e para, me një staf të përcaktuar dhe të trajnuar dhe në varësi të numrit të rasteve janë përcaktuar spitalet COVID 1 dhe COVID 2 si dhe spitalet dhe stafi mjekësor ku do të zhvendosen pacientët ekzistues,”-shkruhet në njoftim.

    NJOFTIMI I PLOTË:

    Strukturat shëndetësore po vijojnë testimet për COVID-19, sipas përkufizimit të rastit, për çdo rast të dyshuar, në Laboratorin e Virologjisë pranë ISHP, ku në total numri i rasteve të testuara ka shkuar në 59. Rastet kanë pasur shenja të infeksionit respirator dhe histori udhëtimi me vendet ku ka shpërthim epidemik dhe komunitar të koronavirusit te ri. Rastet e testuara deri tani i përkasin kryesisht: Tiranës, Shkodrës, Durrës, Fierit, Lezhës dhe Vlorës. IShP ka kapacitetet laboratorike për të kryer diagnozën e plotë të COVID-19 dhe kemi kapacitetet e nevojshme për këtë fazë ku jemi por edhe për faza të tjera, për kite reagent për analizat. Ne kryejmë testet sipas përkufizimit të rastit. Komiteti Teknik për COVID-19 ka përcaktuar se si do veprohet për rastin 1 e më tej në drejtim të menaxhimit klinik si dhe ndjekjes së personave të kontaktit dhe karantinimin e tyre. Spitali Infektiv do të jetë spitali që do të menaxhojë rastet e para, me një staf të përcaktuar dhe të trajnuar dhe në varësi të numrit të rasteve janë përcaktuar spitalet COVID 1 dhe COVID 2 si dhe spitalet dhe stafi mjekësor ku do të zhvendosen pacientët ekzistues. Sipas të dhënave të Njësive Shëndetësore kufitare, në 24 orët e fundit në te gjitha pikat kufitare në total kanë hyrë 23,035 udhëtarë, të cilët janë vlerësuar, mbështetur në survejancën e përforcuar për monitorimin e temperaturës. Në 24 orët e fundit në nr. 127 ka patur 1391 thirrje, nga të cilat 29 prej tyre janë vlerësuar në lidhje me infeksione virale respiratore dhe histori udhëtimi me Italinë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale rekomandon për udhëtarët që kanë udhëtuar nga rajonet e prekura me shpërthime komunitare dhe që kanë patur kontakte me persona të sëmure apo të dyshuar për COVID19 të vetëkarantinohen për një periudhë 14 ditore. Si dhe rekomandon qytetarët që kanë udhëtuar në vendet e prekura dhe kanë shenja të infeksionit viral respirator të telefonojnë 127 për të marrë udhëzimet e duhura se si duhet të veprojnë mbështetur në gjendjen e tyre shëndetësore.

  • 11:00

    Tritan Shehu kërkon shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Shqipëri: Po të luash rolin e “trimit”, mund të rrezikosh qytetarët

    Tritan Shehu

    Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu i ka kërkuar qeverisë shqiptare që të shpallë gjendjen e emergjencës deri më 16 mars për koronavirusin. Edhe pse vendi ynë nuk ka pasur asnjë të infektuar deri më tani, Shehu shkruan se gjendja e jashtëzakonshme duhet të shpallet pasi jemi shumë pranë Italisë dhe Greqisë, dy vende shumë pranë nesh që kanë pasur edhe të vdekur, me të cilë ne kemi shumë shkëmbime. Madje Italia është vendi më i prekur nga koronavirusi në të gjithë Europën.

    “Duhen përmirësime urgjente të sistemit shëndetësor, dislokime adeguate fondesh, mobilizim të të gjitha resurseve njerëzore e materiale, mbyllje të shkollave, aktiviteteve sportive. Është e domosdoshme që dhe Presidenti i Republikës të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtarë. Në këto situata duhet vepruar sa më shpejt, sepse të vazhdosh të luash rolin e “trimit” të papërgjegjshëm, mund të rrezikosh rëndë qytetarët,”-shkruan ndër të tjera në statusin e tij ish-deputeti demokrat.

    Postimi i plotë:

    Shqiperia duhet te shpalle sot gjendjen e emergjences per Koronavirusin. Kjo gjykoj se eshte e domosdoshme duke u bazuar se pari ne gjendjen epidemiologjike rajonale, si dhe: 1- Ne ecurine e kesaj epidemie ne Itali, ku tashme ka dale nga “Zona e kuqe” duke marre dimensione te medha ne te gjithe territorin, me nje mortalitet te larte reth 4,4%, vend me te cilin neve kemi shkembime te gjera dhe qe ka implementuar masa energjike. 2- Duke u bazuar ne rritjen shume te shpejte te rasteve te infektuara ne Greqi, masave te emergjences qe sot pritet te shpalle dhe ai vend, me te cilin ne gjithashtu kemi shkembime te medha. 3- Ne rastet e diagnostikuara se fundmi dhe ne vendet e tjera te Rajonit. 4-Ne te dhenat e pergjitheshme per karakteristikat e ketij virusi e rreziqet qe paraqet ai. 5- Ne dobesite e medha te sistemit tone shendetesor, gje qe manifestohet si ne nivel diagnostikimi, parandalimi, ashtu e mjekues. Pavaresisht se zyrtarishit ne “nuk kemi” akoma asnje rast te deklaruar, ne keto kushte duhet shpallur gjendja e emergjences se pari per periudhen prej sot deri me 16 mars, praktike kjo e aplikuar edhe nga shtete te tjera te zhvilluara. Ne terresi masat duhet te jene te nivelit te atyre te aplikuara ne Itali si shtet per jashte “Zones se saj te Kuqe”, per te cilen sot hyri ne fuqi nje rregjim tjeter shume me i forte.  Keshtu keto duhet te perfshijne me transparence vendime organizative, permiresime urgjente te sistemit shendetesor, dislokime adeguate fondesh, mobilizim te te gjitha resurseve njerezore e materiale, mbyllje te shkollave, aktiviteteve sportive dhe te ngjashme perfshi diten e sotme, etj. Eshte e domosdoshme qe dhe Presidenti i Republikes te mbledhe Keshillin e Sigurise Kombetare me drejtim shendetesor. Ne keto situata duhet vepruar sa me shpejt, sepse te vazhdosh te luash rolin e “trimit” te pa pergjegjshem, mund te rrezikosh rende qytetaret.

  • 10:40

    Eksperti kryesor i koronavirusit në Kinë: Numri i rasteve të përditshme në Wuhan mund të bjerë në zero këtë muaj

    Karantinat ne Wuhan

    Një ekspert kryesor i koronavirusit në Kinë ka pretenduar se numri i infeksioneve të përditshme në epiqendrën e virusit vedkjeprurës në Wuhan mund të bjerë në zero deri në fund të marsit. Bëhet fjalë për Prof. Zhang Boli, një anëtar i ekipit të ekspertëve të caktuar nga Pekini për të trajtuar krizën shëndetësore.  Gjithashtu ai sugjeroi që rritja e përditshme ka të ngjarë të ndalet në pjesët e tjera të Provincës Hubei që nga fillimi i javës tjetër.

    Hubei, përfshirë edhe Wuhanin e populluar, kanë qenë të izoluar për më shumë se një muaj në mënyrë që shmangnin përhapjen e koronavirusit.

    Ai i ka bërë këto deklarata gjatë një interviste të martën me People’s Daily.  Ndër të tjera ai shtoi: Shpresojmë që çështjet e reja të kthehen në zero në Ëuhan deri në fund të marsit. Duke gjykuar nga zhvillimi i përgjithshëm i epidemisë, kjo është situata. Por nuk është e përcaktuar. Ndonjëherë do të ketë akoma disa raste. Pavarësisht se ai mendon e beson se koronavirusi do të mund të zhduket deri në fund të prillit, ai i bëri thirrje publikut që të vazhdojë të mbajë maska për fytyrën, si një mënyrë për të parandaluar virusin vdekjeprurës.

    “Edhe nëse rastet ditore bien në zero në të gjithë vendin, ne duhet zbatojmë rregullat, të shmangim tubimet, vendet me shumë njerëz, larjen e duarve shpesh dhe veshjen e maskave të fytyrës për disa kohë.”- u shpreh ai.

  • 10:08

    Mijëra vende pune në linjat ajrore rrezikojnë të mbyllen si shkak i koronavirusit

    Foto ilustruese, avion

    Trafiku i pasagjerëve të linjës ajrore po bëhet gjithmonë e më i madh në të gjithë botën për shkak të koronavirusit. Kjo do të thotë se dhjetëra mijëra punëtorë të linjës ajrore me shumë gjasa së shpejti do të mbeten pa punë, të paktën përkohësisht.

    Linja ajorore tashmë  është  duke rregulluar stafin e saj, duke u kërkuar punonjësve të marrin pushime me pagesa të reduktuara. Deri më tani, shkurtimet e vendeve të punës në kompaninë ajrore nuk kanë qenë të përhershme. Por disa ndërmarrje kanë ngrirë punësimet.

    “Kompanisë ajrore do t’i duhet të bëjë diçka të tillë.”-  tha këshilltari i linjës ajrore Michael Boyd. Është thjesht një planifikim i mirë.

    Transportuesi me qendër në Hong Kong Cathay Pacific është shembulli më ekstrem deri më tani. Ai shkurtoi përkohësisht fluturimet me 40%, dhe kërkoi nga të gjithë 33,000 punonjësit e saj që të regjistroheshin vullnetarisht për tre javë pushim të papaguara diku para fundit të qershorit.

    Lufthansa, e cila të premten njoftoi një rënie të kapacitetit 50% atë javët e ardhshme, tha se është në bisedime me sindikatat e saj në lidhje me mënyrën për të shmangur pushimet nga puna, përfshirë orët e reduktuara për stafin. Tashmë ishte që punonjësit të marrin leje pa u paguar.

    Efektet e këtyre ndryshimeve operacionale kanë rezultuar në më shumë burime sesa kërkohen në fusha të caktuara të biznesit për kërkesat tona të ditës.” –tha linja ajorore në një deklaratë. Ndër të tjera shtoi se dëshiron të mbrojë fuqinë punëtore dhe të kufizojë shpërthimin e koronavirusit, por do t’i lejojë punonjësit të marrin “leje vullnetare pa pagesë” për një muaj.

    Në fillim të kësaj jave, United Airlines (UAL) dhe JetBlue (JBLU) të dy këto kompani ajrore njoftuan shkurtime në oraret e tyre për shkak të kërkesës së ulët, duke deklaruar se do të bëjnë një riorganizim të stafit.

  • 9:51

    Vdekja e anestezistes 57-vjeçare në Venecia, dyshohej për koronavirus, kolegët sqarojnë ngjarjen: Ishte e sëmurë që më parë, s’ka lidhje

    Chiara Filipponi

    Anestezistia e spitalit të Portofruaros në Venecia të Italisë, Chiara Filipponi ka ndërruar jetë ditën e djeshme. 57-vjeçarja ndërroi jetë pasi prej disa kohësh ishte shtruar në spital, megjithatë nuk dihej nëse kishet lidhje me koronavirusin. Kolegët e saj bënë me dije se ajo ishte shtruar prej kohësh pasi vuante nga një sëmundjeje neoplastike, e cila ishe e pashërueshme. Lajmi për vdekjen e saj u botua nga “Il Messaggero”, media e cila hidhte hipotezën se ajo mund të ishte infektuar nga koronavirusi, sëmundje që mund t’i kishte marrë edhe jetën.

  • 9:21

    Dekreti i qeverisë ‘kyç’ në shtëpi 16 mln qytetarë, Lombardia izolohet tërësisht nga koronavirusi, gjobë kush hyn e del pa leje

    Pamje nga Italia

    Qeveria italiane ka vendosur të karantinojë të gjithë rajonin e Lombardisë për shkak të koronavirusit, pasi kjo zonë ka numrin më të madh të të infektuarve. Sipas një dekreti të qeverisë, qytetarët e të ashtuquajturës “zona e kuqe”, e kanë të ndaluar për të dalë apo për të hyrë nga rajoni, përveç ndonjë rasti emergjence duke izoluar 16 milionë qytetarë. Vendi po mundohet të mbajë nën kontroll shpërthimin më të keq të koronavirusit në Evropë, ku kanë humbur jetën 233 persona, ndërsa 5.883 të tjerë janë infektuar. Autoritetet italiane njoftuan se një dekret i ri që përmban masa më drastike do të miratohet javën që vjen, ku thuhet se çdo person që do të kapet duke hyrë apo duke dalë nga Lombardia do të gjobitet me një shumë të majme. Gjendje kjo që do të zgjasë deri më 3 prill. Dekreti parashikon gjithashtu ndalimin e të gjitha ngjarjeve publike, mbylljen e kinemave, teatrot, palestrat, diskot dhe baret. Edhe funeralet do të ndalohen që të kryen. Roma gjithashtu po mendon të zgjasë mbylljen e shkollave deri në 3 prill, ndërsa ngjarjet kryesore sportive, siç janë ndeshjet e futbollit në Serie A, do të luhen me dyer të mbyllura. Përhapja e epidemisë është duke dëmtuar rëndë ekonominë italiane, pasi sektori i turizmit vetëm mund të pësojë humbje prej 7.4 miliardë eurosh përgjatë këtij tremujori.

Shto Koment