Aktualitet

Frika nga koronavirusi, Manastirliu mbledh Komitetit Teknik të Ekspertëve: S’ka asnjë rast me COVID-19 në Shqipëri

8 Mars 2020, 20:27 Nga DOSJA
Frika nga koronavirusi, Manastirliu mbledh Komitetit Teknik të

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka mbledhur sot pasdite Komitetit Teknik të Ekspertëve, në kuadër të parandalimit të përhapjes së mundshme të koronavirusit në Shqipëri.  Manastirliu, me anë të një postimi në Facebook, bën me dije se u diskutua me ekspertët e komitetit teknik për masat e shtuara për parandalimin e depërtimit dhe përhapjes së koronavirusit.

Po diskutojmë në këto momente me ekspertët e komitetit teknik, për masat e shtuara për parandalimin e depërtimit dhe përhapjes së koronavirusit të ri, pas vendimit që hyri sot në fuqi në vendin fqinj për izolimin total të zonave të kuqe. Çdo masë e shtuar dhe vendim që do të merret, do të vendoset nga eskpertët! Deri në këto momente, nuk ka asnjë rast të konfirmuar me COVID-19 në vendin tonë”, shkroi Manastirliu në Facebook.

Në rang global, deri më tani janë regjistruar 3599 viktima dhe mbi 105 mijë njerëz janë të infektuar me virusin vdekjeprurës. Ndërsa janë shëruar qindra mijëra të tjerë. Vendi më i prekur nga koronavirusi në Europë është Italia, e cila ka izoluar tërësisht rajonin e Lombardisë. Po kështu, vazhdojnë të vdesin njerëz nga koronavirusi, në SHBA, Australi, Iran, Kore, Francë e Gjermani. Shënohet viktima e parë edhe në Amerikën e Jugut. Ndërkohë në Shqipëri nuk ka asnjë person të infektuar.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet frika nga koronavirusi komiteti teknik i eksperteve ogerta manastirliu frika nga koronavirusi komiteti teknik i eksperteve ogerta manastirliu

Sondazh

Poll