Aktualitet

Çështja ‘Shullazi’ drejt zhbllokimit, KLGJ pritet të komandojë 2 gjyqtarë

8 Mars 2020, 19:48 Nga DOSJA
Çështja ‘Shullazi’ drejt zhbllokimit, KLGJ pritet

TIRANË- Çështja ‘Shullazi’ duket se vjen drejt zhbllokimit. Sipas informacioneve mësohet se Këshilli i Lartë Gjyqësor, do të komandojë dy gjyqtarë për çështjen e Emiliano Shullazit dhe të pandehurve të tjerë.

Burime nga KLGJ bëjnë me dije se nesër do të komandohen dy gjyqtarë për Gjykatën Speciale. Çështja e ‘Shullazit’, deri tani është vetëm me një gjyqtar, pasi në trupën gjykuese ka mbetur vetëm Albana Boksi.

NGËRÇI PËR ÇËSHTJEN 

Gjyqi ndaj të fortit të Tiranës dhe grupit të tij është kthyer në një telenovelë në gjykatat e vjetra, e po e njëjta gjë ka ndodhur edhe në Gjykatat e sapokrijuara. GJKKO-ja e ka rrëzuar kërkesën e të pandehurit Emiljano Shullazi dhe grupit të tij, për ndryshimin e masës së sigurisë. Mbrojtja e Shullazit kërkonte lirimin nga qelia të të pandehurit dhe vijimin e gjykimit të çështjes në Apel për një masë më të lehtë, gjë që u rrëzua nga trupa gjykuese, duke e lënë në masën e sigurisë ‘arrest me burg’.

Më herët, grupi kishte kërkuar në KLGJ përjashtimin e treshes së gjyqtarëve, Albana Boksi, Artur Kalaja dhe Etleva Temo, pasi sipas tyre, këta gjyqtarë nuk janë pjesë e Gjykatës së Re, por janë e asaj të vjetrës. KLGJ ende s’është shprehur për dy gjyqtarët Kalaja dhe Temo, kështu që e vetmja gjyqtare e kësaj çështjeje është Albana Boksi.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet çeshtja shullazi emijano shullazi zhbllokohet shullazi çeshtja shullazi emijano shullazi zhbllokohet shullazi

Sondazh

Poll