Aktualitet

Vrau të bijën me thikë, 49-vjeçari shqiptar tenton të vetvritet në qeli, nëna e Sabrina Lekajt fajëson sistemin shëndet

8 Mars 2020, 15:09 Nga DOSJA
Vrau të bijën me thikë, 49-vjeçari shqiptar tenton të

AUSTRALI– Petrit Lekaj, 49-vjeçari  shqiptar që vrau vajzën e tij në Australi ka tentuar të vrasë veten pasi ka marrë dënimin me 20 vjet burg. Tashmë sipas mediave të huaja Lekaj po mbahet aktualisht në izolim. Pavarësisht krimit brutal, ku i mori jetën vajzës së tij, bashkëshortja e shqiptarit, Romina nuk ka hequr dorë nga burri kriminel, dhe ka vijuar ta vizitojë rregullisht në burg. Ndërkohë ajo ka fajësuar për shkatërrimin e familjes së saj, sistemin mjekësor të shtetit.

“Thjesht do të doja të them që kjo është një tragjedi familjare, një familje e shkatërruar nga paaftësia e mjekëve tanë për të diagnostikuar sëmundje mendore, nga ana e burrit tim, dhe epidemisë së ilaçeve që përfshinë shtetin tonë, ku edhe fëmijët tanë më të zgjuar po bien pre. Shpresoj që ky rast të jetë një zgjim për të shpëtuar disa familje të tjera.”- është shprehur ajo.

Sipas asaj që bën me dije nga media archyëorldys.com, nëna e Sabrinës së ndjerë ka dhënë këto deklarata me baza të sakta, pasi  prej vitesh kishte hasur probleme në martesën e saj, që prej kohës kur Lekaj nuk vijoi më punën.

Sipas deklaratës që nëna e Sabrinës ka dhënë para psikiatrit, ka thënë se gjatë asaj kohe kishte probleme me gjumin, stomakun dhe ënjtje të zemrës. Në muajin gusht të vitit të kaluar Petrit Lekaj vrau me thikë vajzën e tij, Sabina Lekaj. 20-vjeçarja u gjet e vdekur në një makinë rreth 250 metra larg nga shtëpia e familjes në Kidman Park. Mediat e huaja raportuan se ajo kishte dalë me shoqet të festonte mbylljen e provimeve, por pas kthimit nga festa ajo u vra nga i ati. Petrit Lekaj ka pranuar krimin dhe tashmë ndodhet në qeli.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet nena e sabrina lekajt petrit lekaj romina lekaj vrasja e sabrina lekajt nena e sabrina lekajt petrit lekaj romina lekaj vrasja e sabrina lekajt

Sondazh

Poll