Aktualitet

Frika e përhapjes së koronavirusit, Alitalia ndërpret fluturimet ndërkombëtare: Rifillojmë në prill

8 Mars 2020, 16:44 Nga DOSJA
Frika e përhapjes së koronavirusit, Alitalia ndërpret fluturimet

ITALI- Kompania e fluturimeve “Alitalia”, ka bërë me dije sot se ka pezulluar fluturimet kombëtare dhe ndërkombëtare nga aeroporti Malpensa i Milanos duke filluar nga nesër (9 Mars) pasi qeveria urdhëroi një bllokim të zonave të mëdha të Italisë veriore për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Në një deklaratë, zëdhënësi i kompanisë italiane tha se do të operonte vetëm fluturime kombëtare nga aeroporti më i vogël i Milan Linate, dhe do të zvogëlonte numrin e fluturimeve midis Venecias dhe Romës. Rrugët ndërkombëtare do të shërbehen nga aeroporti Fiumicino i Romës. Udhëtimet normale priten të fillojnë në 3 prill, por kjo datë nuk është ende e nuk është zyrtare.

‘Alitalia’ ka qetësuar dhe pasagjerët që kanë rezervuar biletat për datat kur nuk do ketë udhëtimet, duke bërë me dije se të gjithë do të jenë në gjendje të modifikojnë rezervimet e tyre në fluturime të konfirmuara falas ose të kërkojnë një rimbursim.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet alitalia alitalia anulon udhetimet frika nga koronavirusi koronavirusi ne itali nderpriten fluturimet alitalia alitalia anulon udhetimet frika nga koronavirusi koronavirusi ne itali nderpriten fluturimet

Sondazh

Poll