Aktualitet

Konfirmohet rasti i parë i një shqiptari të prekur nga COVID 19 në Itali, gazetarja: Është në gjendje të mirë

8 Mars 2020, 17:38 Nga DOSJA
Konfirmohet rasti i parë i një shqiptari të prekur nga COVID 19

ITALI- Ditën e sotme është konfirmuar dhe rasti i një shqiptari në Itali i cili ka rezultuar pozitin në testet me koronavirus. Në një lidhje direkte me Italinë, gazetarja e Ora Neës, Alba Kepi u shpreh se ai është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se për momentin është i shtruar në spital. Gjithashtu gazetarja informon se kryeministri i vendit giuseppe Conte firmosi një dekret të ri masash pasi ditën e djeshme janë konfirmuar rreth 1200 raste të reja me koronavirus.

Konfirmohet rasti i një shqiptari me koronavirus në Itali. Kam pasur kontakt me të afërm të tij. Është nga Kuçova dhe banues në Codogna i cili për disa ditë është i shtruar në spital por familjarët më thonë se është në gjendje të mirë shëndetësore. Ishte e paevitueshme duke marrë parasysh se shumë shqiptarë jetojnë në Itali. Situata është e vërtetë shqetësuese. Në Itali ka hyrë në fuqi dekreti i firmosur nga kryeministri Conte.

Janë masa drastike janë mbyllur të gjitha institucionet e kulturës, të gjitha objektet sociale dhe janë anuluar të gjitha eventet. Shihet mjaft qartë në rrugët italiane ku nuk ka qytetarë. Italia e ka të pamundur ta përballojë duke marrë parasysh stafet mjekësore. Dita e djeshme ka shënuar pikun e të infektuarve ku janë regjistruar 1200, ndërkohë që numri i viktimave ka arritur në 233. Kjo është dhe arsyeja kryesore se përse është firmosur me urgjencë dhe një dekret i ri masash”, u shpreh Alba Kepi.

(Marrë nga RTV Ora)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet alba kepi frika nga koronavirusi koronavirusi ne itali shqiptari me koronavirus ne itali alba kepi frika nga koronavirusi koronavirusi ne itali shqiptari me koronavirus ne itali

Sondazh

Poll