Aktualitet

“Këtu luftohet patriarkati!”, me lule dhe pankarta në duar, marshim paqësor për 8 marsin në kodrat e Liqenit Artificial

8 Mars 2020, 13:26 Nga DOSJA

TIRANË– Sot në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, gra të grupmoshave të ndryshme kanë marshuar në kodrat e Liqenit Artificial në Tiranë, me pankarta në duar.

Ka qenë një marshim paqësor ku në qendër ka pasur imazhin e gruas, fenomenin e dhunës që ushtrohet mbi të dhe nënvlerësimi për gjininë femërore.

Kujtojmë që në vendin tonë por jo vetëm gratë vriten për motive të ndryshme nga bashkëshortët e tyre, dhunohen e nënvlerësohen pafund.

Mes shumë pankartash që sot mbushën kodrat e Liqenit Artificial, kishte mesazhe të forta për mbrojtjen e grave dhe për të drejtat e tyre: ‘Këtu luftohet patriarkati!’, ‘Mënyra më e shpejtë për të ndryshuar shoqërinë është moblizimi i grave të botës’, ‘Dhuna nuk tolerohet nuk falet’. ‘Heshtja jote i jep pushtet dhunës.’

Në mesin e vajzave që kanë marshuar sot janë vënë re edhe djem të rinj, që janë në mbështetje të të drejtave të grave. Gjithashtu sëbashku me pankartat u panë edhe lulet, që përcjellin lumturi e paqe tek njerëzit.

8 marsi është Dita Ndërkombëtare e Grave. Në kuadër të kësaj dite të shënuar, janë mbajtur protesta paqësore në Tiranë e në Durrës për të kërkuar të drejtat e grave. Në Tiranë ashtu si edhe në Durrës gratë marshuan para Drejtorisë së Policisë. Me parrullën “Ndal dhunës, më tepër dashuri” gratë nga Durrësi protestuan për vrasjet tragjike të grave në qytetin bregdetar.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dita ndërkombëtare e grave marshimi paqesor ne kodrat e liqenit dita ndërkombëtare e grave marshimi paqesor ne kodrat e liqenit

Sondazh

Poll