Aktualitet

U ‘zhduk’ pas dënimit me 6 vite burg, estradohet nga Italia Bashkim Demrozi, si do e çonte në Bari drogën e “Çimit”

8 Mars 2020, 10:45 Nga DOSJA
U ‘zhduk’ pas dënimit me 6 vite burg, estradohet nga Italia

TIRANË– Bashkim Demrozi është ekstraduar nga Italia në Shqipëri, pasi ishte dënuar me 6 vite e 8 muaj burg pasu tentoi që të kalonte kufirin me 330 kg drogë.  Për 39-vjeçarin e lindur në Kavajë, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi 8 vite heqje lirie, ndërsa Apeli i Durrësit ua uli dënimin thuajse me 2 vjet.

Më 19 gusht të 2014, Muhamet Demrozi, Bashkim Demrozi dhe Agim Demrozi, në bashkëpunim me Ermal Lushës, punësuan nje shofer kamioni duke i kërkuar këtij të fundit që të udhëtonte drejt Italisë për të marrë arka me verë në një kantinë në Breshia. Por gjatë kontrollit në kamion u gjet 332 kg kanabis, e cila kishte për destinacion qytetin e Barit.

Në deponimin e tij në Polici, ishte Muhamet Dermozi ai që tregoi se lëndën narkotike e kishte  siguruar nga një shtetas me emrin “Çimi”, i cili gjithashtu ishte siguruar që ta sistemonte atë vetë në kamion. 

NJOFTIMI I PLOTË: 

Interpol Tirana

Bashkëpunimi mes Interpol Tirana dhe Interpol Roma, bëri të mundur kapjen dhe ekstradimin nga Italia të një shtetasi shqiptar, i dënuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Nga ZQK Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Milano/Itali, i shtetasit shqiptar Bashkim Demrozi, 39 vjeç, lindur në Kavajë.

Shtetasi Bashkim Demrozi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda e ka dënuar me 8 vjet burg, për veprën penale “Trafik i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”. Pas apelimit, Gjykata e Apelit Durrës, në vitin 2018, e ka dënuar përfundimisht me 6 vjet e 8 muaj burg.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Në vitin 2014, në qytetin e Durrësit, gjatë kontrollit të kryer nga shërbimet e Policisë, në automjetin që drejtohej nga shtetasi F. D., i cili do udhëtonte nga Durrësi në Bari, u gjetën dhe u sekuestruan 332 kg cannabis sativa.

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi Bashkim Demrozi, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka kryer veprime për gjetjen dhe trafikimin e lëndës narkotike.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bashkim demrozi ekstradohet bashkim demrozi itali bashkim demrozi ekstradohet bashkim demrozi itali

Sondazh

Poll