Aktualitet

Vdekja e anestezistes 57-vjeçare në Venecia, dyshohej për koronavirus, kolegët sqarojnë ngjarjen: Ishte e sëmurë që më

8 Mars 2020, 08:51 Nga DOSJA
Vdekja e anestezistes 57-vjeçare në Venecia, dyshohej për

ITALI– Anestezistia e spitalit të Portofruaros në Venecia të Italisë, Chiara Filipponi ka ndërruar jetë ditën e djeshme. 57-vjeçarja ndërroi jetë pasi prej disa kohësh ishte shtruar në spital, megjithatë nuk dihej nëse kishet lidhje me koronavirusin.

Kolegët e saj bënë me dije se ajo ishte shtruar prej kohësh pasi vuante nga një sëmundjeje neoplastike, e cila ishe e pashërueshme.

Lajmi për vdekjen e saj u botua nga “Il Messaggero”, media e cila hidhte hipotezën se ajo mund të ishte infektuar nga koronavirusi, sëmundje që mund t’i kishte marrë edhe jetën.

Në rang global, deri më tani janë regjistruar 3599 viktima dhe mbi 105 mijë njerëz janë të infektuar me virusin vdekjeprurës. Ndërsa janë shëruar qindra mijëra të tjerë. Vendi më i prekur nga koronavirusi në Europë është Italia, e cila ka izoluar tërësisht rajonin e Lombardisë. Po kështu, vazhdojnë të vdesin njerëz nga koronavirusi, në SHBA, Australi, Iran, Kore, Francë e Gjermani. Shënohet viktima e parë edhe në Amerikën e Jugut. Ndërkohë në Shqipëri nuk ka asnjë person të infektuar.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet chiara filipponi koronavirusi ne itali chiara filipponi koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll