Aktualitet

Dekreti i qeverisë ‘kyç’ në shtëpi 16 mln qytetarë, Lombardia izolohet tërësisht nga koronavirusi, gjobë kush hyn e

8 Mars 2020, 08:21 Nga DOSJA
Dekreti i qeverisë ‘kyç’ në shtëpi 16 mln

ITALI– Qeveria italiane ka vendosur të karantinojë të gjithë rajonin e Lombardisë për shkak të koronavirusit, pasi kjo zonë ka numrin më të madh të të infektuarve.

Sipas një dekreti të qeverisë, qytetarët e të ashtuquajturës “zona e kuqe”, e kanë të ndaluar për të dalë apo për të hyrë nga rajoni, përveç ndonjë rasti emergjence duke izoluar 16 milionë qytetarë.

Vendi po mundohet të mbajë nën kontroll shpërthimin më të keq të koronavirusit në Evropë, ku kanë humbur jetën 233 persona, ndërsa 5.883 të tjerë janë infektuar.

Autoritetet italiane njoftuan se një dekret i ri që përmban masa më drastike do të miratohet javën që vjen, ku thuhet se çdo person që do të kapet duke hyrë apo duke dalë nga Lombardia do të gjobitet me një shumë të majme. Gjendje kjo që do të zgjasë deri më 3 prill. Dekreti parashikon gjithashtu ndalimin e të gjitha ngjarjeve publike, mbylljen e kinemave, teatrot, palestrat, diskot dhe baret. Edhe funeralet do të ndalohen që të kryen.

Roma gjithashtu po mendon të zgjasë mbylljen e shkollave deri në 3 prill, ndërsa ngjarjet kryesore sportive, siç janë ndeshjet e futbollit në Serie A, do të luhen me dyer të mbyllura.

Përhapja e epidemisë është duke dëmtuar rëndë ekonominë italiane, pasi sektori i turizmit vetëm mund të pësojë humbje prej 7.4 miliardë eurosh përgjatë këtij tremujori.

Në rang global, deri më tani janë regjistruar 3599 viktima dhe mbi 105 mijë njerëz janë të infektuar me virusin vdekjeprurës. Ndërsa janë shëruar qindra mijëra të tjerë. Vendi më i prekur nga koronavirusi në Europë është Italia, e cila ka izoluar tërësisht rajonin e Lombardisë. Po kështu, vazhdojnë të vdesin njerëz nga koronavirusi, në SHBA, Australi, Iran, Kore, Francë e Gjermani. Shënohet viktima e parë edhe në Amerikën e Jugut. Ndërkohë në Shqipëri nuk ka asnjë person të infektuar.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet itali izolohet lombardia koronavirusi ne itali itali izolohet lombardia koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll