Aktualitet

Shpërndate doza kanabisi e kokaine, me vete kishte thika dhe shkop gome, arrestohet i riu nga Durrësi

8 Mars 2020, 09:50 Nga DOSJA
Shpërndate doza kanabisi e kokaine, me vete kishte thika dhe shkop gome,

DURRËS- Një 22-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi akuzohet se shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla. Në momentin e arrestimit, të riut me iniciale E.B., iu sekuestruan 14 doza kanabis, 5 doza kokainë, një thikë dhe një shkop gome.

NJOFTIMI I PLOTË: 

Policia e Durrësit ka goditur një rast të shpërndarjes të lëndëve narkotike në doza duke arrestuar një 22-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve të shtuara ndaj personave që lëvizin me sende të kundraligjshme, arrestuan në flagrancë shtetasin E.B.,22 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet, Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 14 doza kanabis, 5 doza kokainë, një thikë si dhe shkop gome si ai që mban në përdorim policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa leje e pajisjeve të policisë”.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet durres policia e durresit durres policia e durresit

Sondazh

Poll