Aktualitet

“Dhunë, dhunë, mirë që s’më ka vrarë”, rrëfimi prekës i gruas në protestën e 8 marsit

8 Mars 2020, 10:21 Nga DOSJA
“Dhunë, dhunë, mirë që s’më ka

TIRANË– Ditën e sotme në Tiranë një grup grash kanë nisur marshimin drejt Drejtorisë së Policisë në kërkim të të drejtave të grave. Me parrulla në duar “Jemi gra, duam të drejta”, ato po marshojnë ditën e sotme duke ngritur zërin në Kuadër të Ditës Ndërkombëtare të grave.

Këtë marshim e patën paralajmëruar më herët përmes një psotimi në rrjetet sociale ku shkruanin: Është momenti të luftojmë për të drejtat tona duke prishur barrierat dhe muret imagjinare qe na janë imponuar nga ideologjia dhe sistemet shtypëse. Është momenti të tregojmë të gjithë solidaritet dhe të bashkëpunojmë. Prandaj në datën 8 Mars marshojmë për barazi, edhe gjinore.

Ndërsa në një parrullë tjetër lexohet një tjetër mesazh:  Refuzoj punët e shtëpisë. Mesazhe këto nga  gratë që sot po marshojnë për drejtat e tyre.

Ndërsa mësohet se gratë do të mblidhen tek Drejtoria e Policisë dhe do të marshojnë në drejtim të kryeministrisë. Në protestën e tyre me  parullat ‘E kthejmë shtypjen në fuqi’, gratë në Tiranë janë shprehur se nuk ka asgjë për të festuar, përveçse për të kërkuar të drejtat që ju takojnë.

Gjatë protestës një grua ka rrëfyer historinë e saj të trishtë sesi është shtypur  dhe trajtuar nga burri i saj, ku e quan kriminel e ka qenë gati ta vrasë, prandaj dhe  shprehet se nuk ka qenë e lumtur asnjëherë.

“Dhunë, dhunë, punë dhe më shfrytëzuan në maksimum për një shërbetore dhe nuk kam gjetur mbështetje asnjëherë. Mos u shtypni ju si brezi jonë. Jam shumë e trishtuar për jetën time se nuk kam qenë e lumtur asnjëherë. S’kam ç’ti bëj, krimineli është kriminel mirë që nuk më ka vra se e kam duruar 43 vjet. Kam qajt për gruan e Durrësit që u vra. Duhet të jeni shumë dhe më shumë për të drejtat e grave. E kam denoncuar tri here dhe policia nuk ka marrë asnjë masë. Jam shumë e dëshpëruar, e kam divorcuar.”- ka thënë ajo.

8 marsi është Dita Ndërkombëtare e Grave. Në kuadër të kësaj dite të shënuar, janë mbajtur protesta paqësore në Tiranë e në Durrës për të kërkuar të drejtat e grave. Në Tiranë ashtu si edhe në Durrës gratë marshuan para Drejtorisë së Policisë. Me parrullën “Ndal dhunës, më tepër dashuri” gratë nga Durrësi protestuan për vrasjet tragjike të grave në qytetin bregdetar.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 8 marsi protesta e grave ne tirane 8 marsi protesta e grave ne tirane

Sondazh

Poll