Aktualitet

E kishte fshehur pakon në pantallona, kapen 1.3 kg kokainë në Kapshticë, arrestohen dy persona

8 Mars 2020, 08:59 Nga DOSJA
E kishte fshehur pakon në pantallona, kapen 1.3 kg kokainë në

KORÇË– Dy persona janë arrestuar në pikën kufitare të Kapshticës, pasi  tentuan që të kalonin 1.3 kilogramë kokainë drejt Greqisë.

Në prangat e policisë ka rënë 40-vjeçari I. F., dhe pasagjeri në mjetin e tij tip “Benz” B. H., 49 vjeç, të dy banues në Korçë.

1 kilogram kokainë është gjetur në trupin e 40-vjeçarit, i cili e kishte future drogën në pantallona, ndërsa pjesa tjetër ishte e fshehur në makinën që ata po udhëtonin.

NJOFTIMI I PLOTË:

Kapshticë

Masat e shtuara nga Policia Kufitare dhe shkëmbimi i informacionit me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP, çuan në parandalimin dhe goditjen e një tjetër tentative për trafikim të drogave të forta.

Tentuan të trafikonin kokainë drejt Greqisë, nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë por bien në prangat e Policisë Kufitare dy autorët.

Sekuestrohet 1 kilogramë e 28 gr lëndë e dyshuar narkotike kokainë.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për rritjen e kontrollit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për trafikim të lëndëve narkotike, si dhe në bazë të analizës së riskut, dhe shkëmbimit të informaciomeve me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve, kanë përzgjedhur për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë, automjetin tip “Mercedes-Benz” me drejtues shtetasin I. F., 40 vjeç dhe pasagjer shtetasin B. H., 49 vjeç, të dy banues në Korçë.

Pas verifikimeve dhe kontrollit të ushtruar në automjet, punonjësit e Policisë Kufitare kanë vijuar me kontrollin fizik ndaj dy shtetasve të lartpërmendur.

Si rezultat i kontrollit fizik, shtetasit B. H., i është gjetur e fshehur në trup një pako e presuar me lëndë të dyshuar narkotike e llojit kokainë me peshë 1028.2 gr, sasi e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Veprimet e mëtejshme procedurale dhe hetimore, u kryen nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve pranë DVP Korçë, të cilët bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve të sipërpërmendur për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kokaine ne kapshtice korce kokaine ne kapshtice korce

Sondazh

Poll