Aktualitet

Italia e izoluar nga koronavirusi, frikë edhe tek shqiptarët, “Air Albania” anulon disa fluturime tek vendi fqinjë

8 Mars 2020, 09:15 Nga DOSJA

TIRANË– Kompania ajrore shqiptare Air Albania ka anuluar disa fluturime ditën e sotme drejt Italisë si shkak i përhapjes së Koronavirusit.

Në përpjekje të shmangies së përhapjes së koronavirusit disa fluturime ajrore nga Italia drejt Shqipërisë dhe nga Shqipëria drejt Italisë janë anuluar.

Nga kontrolli në faqen zyrtare të Air Albania vihet re se dy fluturime të ‘Air Albania’ me destinacion  Malpensas në Milano dhe drejt Fiumicinos në Romë janë anuluar.

Në rang global, deri më tani janë regjistruar 3599 viktima dhe mbi 105 mijë njerëz janë të infektuar me virusin vdekjeprurës. Ndërsa janë shëruar qindra mijëra të tjerë. Vendi më i prekur nga koronavirusi në Europë është Italia, e cila ka izoluar tërësisht rajonin e Lombardisë. Po kështu, vazhdojnë të vdesin njerëz nga koronavirusi, në SHBA, Australi, Iran, Kore, Francë e Gjermani. Shënohet viktima e parë edhe në Amerikën e Jugut. Ndërkohë në Shqipëri nuk ka asnjë person të infektuar.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet air albania koronavirusi ne itali air albania koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll