Aktualitet

Aksident tek ‘Kthesa e Murrashit’ në Librazhd, 5 të plagosur, 2 prej tyre nga Maqedonia e Veriut

8 Mars 2020, 09:45 Nga DOSJA
Aksident tek ‘Kthesa e Murrashit’ në Librazhd, 5 të

LIBRAZHD– Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Librazhd në vendin e quajtur ‘Kthesa e Murrashit’.

Mësohet se të plagosur nga aksidenti kanë mbetur 5 persona, të gjithë jashtë rrezikut për jetën. Sipas policisë, N. K., 32 vjeç banues në Tiranë është përplasur me makinën  me drejtues Xh.H., rreth 60 vjeç, banues në Shkup,  Maqedonia e Veriut.

Si pasojë janë plagosur drejtuesi i makinës Xh.H dhe 4 gra, të cilët po udhëtonin me një makinë me targa të Maqedonisë së Veriut.

Menjëherë pas aksidentit, ata janë transportuar me urgjencë për në spitalin e Librazhdit, ku edhe po marrin ndihmën e parë mjekësore.

Ndërkohë Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne librazhd llibrazhd aksident ne librazhd llibrazhd

Sondazh

Poll