Aktualitet

Borë dhe shira të dendur në gjithë vendin, ARRSH jep detaje për rrugët në vend: S’ka probleme me qarkullimin. Drejtuesi

8 Mars 2020, 10:14 Nga DOSJA
Borë dhe shira të dendur në gjithë vendin, ARRSH jep detaje

TIRANË– Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë një njoftim lidhur me gjendjen e rrugëve në vend, kur gjatë natës ka patur reshje të dendura bore dhe shiu. Sipas ARRSH-së, qarkullimi vazhdon normalisht, pa zinxhirë, në të gjithë rajonin e veriut.

Probleme ka pasur në aksin Berat-Çorovodë; Çorovodë-Hambull dhe në Maliq-Lozhanë, pasi për shkak të reshjeve të dendura ka pasur rrëshqitje gurësh, gjë që ka sjellë vështirësi në qarkullim për disa minuta. Ndërkohë aktualisht rruga është pastruar dhe qarkullimi kryhet pa probleme.

“Drejtuesit e mjeteve duhet të tregohen të kujdesshëm për shkak të lagështisë në rrugë, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore,”-shkruhet ndër të tjera në njoftimin e ARRSH-së. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Gjatë natës ka patur reshje bore dhe reshje me intensitet të lartë shiu në veri dhe jug të vendit. Reshje bore ka pasur në Q. Mali-Fierzë, B.Curri-Valbonë, Pukë-Fushë-Arrës-Shemri, Fushë Arrës-Q.Mali, pjesët fundore të akseve U. Cerenecit- Steblevë, dhe Kuben-Vasije. Qarkullimi vazhdon normalisht, pa zinxhirë, në të gjithë rajonin e veriut.
Në segmentin Fushë Studë-Steblevë ka rreth 5-7cm dëborë, por nuk ka probleme me qarkullimin. Për shkak të reshjeve të dendura të shiut ka pasur rënie gurësh dhe rënie dherash në akset rrugore: Në aksin Berat-Çorovodë, që ka sjellë vështirësi në qarkullim për disa minuta, aktualisht rruga është pastruar dhe qarkullimi kryhet pa probleme.
Drejtuesit e mjeteve duhet të tregohen të kujdesshëm pasi mund të ketë përsëri rënie gurësh për shkak të reshjeve. Në km 12 të aksit Maliq-Lozhanë pati rënie të një masivi dherash dhe pemesh, të cilën kontraktorët e mirëmbajtjes e pastruan dhe tani qarkullimi vazhdon normalisht. Në aksin Çorovodë-Hambull pati rënie guresh, u pastruan nga kontraktori qarkullimi vazhdon normalisht. Në akin Këlcyrë-Përmet pati dalje të disa përenjve anësorë duke sjellë në rrugë dhera dhe gurë, aksi u pastrua nga kontraktori, qarkullimi vazhdon normalisht. Drejtuesit e mjeteve duhet të tregohen të kujdesshëm për shkak të lagështisë në rrugë, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.

Ndërkohë situata meterologjike në vend ka sjellë edhe fryrjen e lumenjëve në vend. Mbrëmjen e djeshme, lumi Shkumbin ka dalë nga shtrati për 2 orë, duke rrezikuar të përmbyste zonën e kënetës së Tërbufit. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrsh moti ne shqiperi arrsh moti ne shqiperi

Sondazh

Poll