Aktualitet

Koronavirusi merr 3599 jetë njerëzish, Italia ‘kyç’ në shtëpi ¼ e popullsisë, shënohet viktima e parë në Amerikën

8 Mars 2020, 07:47 Nga DOSJA
Koronavirusi merr 3599 jetë njerëzish, Italia ‘kyç’

TIRANË– Ka shkuar në 3599 numri i të vdekurve nga koronavirusi në rang global, ndërsa 105,000 njerëz janë infektuar që nga fillimi i epidemisë, shumica e tyre në territorin e Kinës.

Gjendja më e keqe shfaqet në Itali, e cila është izoluar thuajse tërësisht. Kryeministri italian Giuseppe Conte nënshkroi një dekret të ri, ka vendosur që i gjithë rajoni i Lombardisë të izolohet tërësisht, njësoj si një karantinë gjigande.

Ndërkohë rastet e Koresë së Jugut rriten çdo ditë. Seuli njoftoi sot mbi 367 infeksione të reja duke kapur shifrën e 7,134 personave positive. Edhe në SHBA rastet po rriten dita-ditës. Deri më tani ka 444 të infektuar dhe 19 humbje në persona.

Vdekja e parë nga koronavirusi është shënuar edhe në Amerikën e Jugut, ku një 64-vjeçar pasi udhëtoi për në Evropë vdiq në Argjentinë.

Raste të tjera janë shënuar edhe në Azi në vende si: Japonia, Singapori, Malajzia dhe Vietnami.

Shqipëria, nga ana tjetër, ende nuk është prekur nga epidemia. Sipas ministrisë së Shëndetësisë, deri më tani janë testuar thuajse 60 raste të dyshuar por asnjë prej tyre nuk ka rezultuar pozitiv.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi koronavirusi ne itali koronavirusi në kinë koronavirusi ne shqiperi koronavirusi koronavirusi ne itali koronavirusi në kinë koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll