Bota

Një dritë jeshile për të prekurit nga koronavirusi/ Kina mund të nxjerrë vaksinën e shpëtimit muajin e ardhshëm

6 Mars 2020, 16:38 Nga DOSJA
Një dritë jeshile për të prekurit nga koronavirusi/ Kina

KINË -Qeveria kineze ka deklaruar se disa vaksina kundër koronavirusit mund të dalin në përdorim klinik muajin e ardhshëm. Zyrtarët e vendit kanë raportuar se shkencëtarët e vendit po përpiqen që të zhvillojnë produkte imunizimi të prodhuara nga pesë teknologji njëherësh.

“Ne vlerësojmë që në prill ka shpresë që disa nga vaksinat mund të hyjnë në fazën e përdorimit klinik ose urgjent”,- u shpreh Zheng Zhongweri, drejtor i Qendrës për Zhvillimin Teknik dhe Kërkimin.

Më tej zyrtari u shpreh se është krijuar një ekip special për të marrë përsipër përgjegjësinë e zhvillimit të vaksinave kundër epidemisë vdekjeprurëse. Fillimisht përdorimi i vaksinave do të testohet tek kafshët, për t’u vendosur më pas në zbatim ndaj personave të infektuar.

Ndërsa Jack Ma, njeriu më i pasur i Kinës, dhuroi rreth 14 milionë euro për të ndihmuar shkencëtarët të zhvillojnë vaksinat kundër virusit, të njohur zyrtarisht si COVID19. Ndërsa Shtetet e Bashkuara premtuan 1.9 milionë dollarë për të luftuar sëmundjen.

Kujtojmë se deri më tani në mbarë botën janë konfirmuar mbi 92,000 raste të prekura me koronavirus. Shumica e tyre – mbi 80,000 – janë në Kinë, vendin e origjinës së koronavirusit. Në të gjithë botën, mbi 3,000 njerëz kanë vdekur nga COVID-19, sëmundja që e shkakton koronavirusi. Në SHBA, numri i të vdekurve aktualisht është 12, ndërsa të infektuar janë mbi 200.

Burimi:Statnews

(A.K.Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota coronavirsus vaksina e koronavirusit coronavirsus vaksina e koronavirusit

Sondazh

Poll