Bota

Alarmohen prindërit në një shkollë në Korinth, dy nxënës shqiptarë dyshohen se janë me koronavirus

6 Mars 2020, 15:41 Nga DOSJA
Alarmohen prindërit në një shkollë në Korinth, dy

GREQI– Dy nxënës, në një shkollë në Korinth, fëmijë emigrantësh shqiptarë dyshohen për koronavirus. Dy vëllezërit kishin simptoma të ngjashme, kollë, temperaturë, shenja gripi.

Sipas medieve greke, raportohet se ajo çfarë ka shkaktuar shqetësim në gjithë shkollën dhe zonën është fakti që vëllezërit ishin më herët në një udhëtim në Shqipëri, ku u takuan me babain e tyre që jeton në Italinë Veriore, zonë e prekur shumë nga koronavirusi.

Ndërsa, mjekët e spitalit të Korinthit, ku po testohen nxënësit shqiptarë kanë qetësuar prindërit dhe mësuesit, duke shpjeguar se kanë simptoma të lehta. Këshilli i prindërve kërkon të mbyllet urgjentisht shkolla. Nxënësit po ekzaminohen në Spitalin e Korinthit dhe janë në pritje të rezultateve laboratorike.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni greqi koronavirusi në greqi greqi koronavirusi në greqi

Sondazh

Poll