Bota

E rëndë në Moskë, gjenden të vdekur në dhomën e tyre mjeshtri i madh ukrainas i shahut dhe e dashura e tij

6 Mars 2020, 14:01 Nga DOSJA
E rëndë në Moskë, gjenden të vdekur në dhomën

RUSI- Një ngjarje shokuese ka tronditur sot Rusinë dhe Ukrainën, teksa është gjetur i vdekur në Moskë mjeshtri i madh ukrainas i shahut Stanislav Bogdánovich dhe e dashura e tij, Alexandra Vernígora. Mediet e huaja shkruajnë se çifti ka humbur jetën nga asfiksia.

Ndërsa, autoritetet ruse thanë se në trupat e dy shahistëve, të cilët u gjetën të enjten në një apartament të vendosur në një lagje në Moskën Lindore, nuk u panë shenja dhune, por gjithsesi, hetimet vijojnë.

Në vitin 2013, mjeshtri i madh ukrainas ishte kampioni i shahut të shpejtë të vendit të tij, ndërsa Vernígora u rendit në vendin 1861 në klasifikimin e FIDE, Federata Ndërkombëtare e Shahut.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota moskë moskë

Sondazh

Poll