Bota

Koronavirusi/ Alarmohet shkolla greke për shkak të dy vëllezërve shqiptarë që u shfaqën me kollë dhe temperaturë

6 Mars 2020, 16:22 Nga DOSJA
Koronavirusi/ Alarmohet shkolla greke për shkak të dy

GREQI-Greqia tashmë është alarmuar nga përhapja e sëmundjes së kornavirusit, po ashtu edhe nxënësit e shkollës janë frikësuar nga kjo situatë.

Ditën e sotme shkolla e Korinthit në Greqi është alarmuar, pasi dy nxënës janë shfaqur me simptoma të ngjashme. Sipas mediave vendase mësohet se dy nxënësit janë vëllezërit me origjinë shqiptare ku pretendohet se janë të infektuar pasi ata ishin me kollë dhe temperaturë.

Dy vëllezërit ishin në Shqipëri kur u takuan me babain e tyre, ndërkohë që babi i fëmijëve jeton në Italinë Veriore, zonë e prekur nga koronavirusi.

Mjekët e spitalit të Korinthit, ku po testohen nxënësit shqiptarë kanë qetësuar prindërit dhe mësuesit, duke shpjeguar se kanë simptoma të lehta, ndërkohë që këshilli i prindërve kërkon të mbyllet urgjentisht shkolla.

Globalisht, autoritetet konfirmuan mbi 92,000 raste të prekura me koronavirus. Shumica e tyre – mbi 80,000 – janë në Kinë, vendin e origjinës së koronavirusit. Në të gjithë botën, mbi 3,000 njerëz kanë vdekur nga COVID-19, sëmundja që e shkakton koronavirusi. Në SHBA, numri i të vdekurve aktualisht është 12, ndërsa të infektuar janë mbi 200.

(A.K.Dosja.al)

 

 

 

 

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota coronavirus shkolla e korinthit coronavirus shkolla e korinthit

Sondazh

Poll