Bota

Habit mjeku francez nga karantina: Fëmijët më lodhin më shumë se koronavirusi

6 Mars 2020, 16:12 Nga DOSJA
Habit mjeku francez nga karantina: Fëmijët më lodhin më

FRANCË- “Çuditërisht mirë”- kështu e ka përshkruar një mjek francez i infektuar me koronavirus (së bashku me 15 anëtarë të familjes së tij) jetesën në karantinë.

“Është e mundur të jetosh me koronavirusi, pa qenë nevoja të ndihesh tmerrësisht keq”, tha Jonathan Peterschmitt për “Good Morning Europe” në Euronews.

Më tej vijoi me humor:

“Ndihem mirë. Ndoshta jam pak i lodhur, sepse nuk fle mjaftueshëm gjumë pasi kam katër fëmijë. Ata më lodhin më shumë se koronavirusi. Përpiqemi t’i argëtojmë. Javën e shkuar kisha simptoma të gripit dhe ftohjes. Ndihesha i lodhur dhe kisha dhimbje koke. Gjatë fundjavës, dëgjova se në zonën time u diagnostikuan disa persona me koronavirus. Nuk doja të vizitoja pacientët e mi pa e ditur se çfarë kisha, kështu që u vizitova.”

Ju kujtojmë se numri i të prekurve nga koronavirusi në Francë ka shkruar më shumë se 400 persona.

Marrë nga Top Channel 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne france mjeku francez mjeku ne karantine koronavirusi ne france mjeku francez mjeku ne karantine

Sondazh

Poll