Bota

Prokuroria Speciale e Kosovës nis hetimin për masakrën e Prekazit, ku u vranë anëtarët e familjes Jashari

6 Mars 2020, 13:18 Nga DOSJA
Prokuroria Speciale e Kosovës nis hetimin për masakrën e

Tiranë-Prokuroria Speciale në Kosovë ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së Prekazit, ku u vranë nga serbët anëtarët e familjes Jashari. Lajmi është bërë i ditur nga prokurorja Drita Hajdari.

“Kam verifikuar nëse rasti është hapur nga EULEX-i apo UNMIK-u apo nga Tribunali i Hagës dhe pasi që kam kuptuar se nuk ka rast të hapur kam vendosur për hapjen e hetimit me qëllim të zbardhjes së këtij rasti dhe të përgjegjësisë penale për krimet e luftës në rastin konkret.E kam hapur hetimin preliminar. Jemi duke grumbulluar prova”, ka thënë për Kallzo.com prokurorja  Drita Hajdari.

Dje u shënuan 22 vite nga beteja në Prekaz. Më 5, 6 dhe 7 Mars në vitin 1998 është zhvilluar njëra ndër betejat më të rëndësishme të UÇK-së kundër agresionit ushtarak të ish-Jugosllavisë. Forca të shumta serbe sulmuan familjen e komandantit legjendar, Adem Jashari dhe pas një rezistence të fortë, në Prekaz u vranë 55 persona ku më shumë se 20 prej tyre ishin fëmijë dhe gra. Ndër të rënët ishin komandanti legjendar i UÇK-së Adem Jashari, vëlla i tij Hamëz Jashari dhe babi i tyre, Shaban Jashari.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni masakra e prekazit prokuroria speciale e kosovës masakra e prekazit prokuroria speciale e kosovës

Sondazh

Poll