Bota

E bëri për shaka, lëpiu akulloren dhe e futi përsëri në frigorifer/ 24-vjeçari merr dënimin me 30 ditë burg dhe 1000 do

6 Mars 2020, 15:57 Nga DOSJA
E bëri për shaka, lëpiu akulloren dhe e futi përsëri

SHBA- Një 24-vjeçar, është arrestuar nga autoritetet vendase, pasi ka postuar një video ku shihet duke lëpirë një akullore të cilën më pas e ka futur përsëri në frigoriferin e supermarketit.

Sipas mediave të huaja  D’Adrien Anderson, për shkak të videos që u bë virale në gusht të vitit të kaluar, është dënuar me 30 ditë burg, gjithashtu është gjobitur me 1000 dollarë dhe është urdhëruar të paguajë 1.565 dollarë për kompaninë e akullores, Blue Bell Creameries. Po ashtu policia e ka dënuar që të bëjë 100 orë punë pa pagesë.

Djali është shprehur në polici se gjithcka e ka bërë me shaka, pasi ai kishte në plan që ta blinte po të njëjtën akullore. Por kompania e akulloreve Blue Bell Creameries, është shqetësuar nga ky veprim i djalit dhe ka zëvendësuar të gjitha akulloret në frigoriferin e supermarketit .

“Veprimet e Anderson shkaktuan shqetësime të publikut për sigurinë dhe cilësinë e produkteve, ndikuan në vetëbesimin e konsumatorit Blue Bell dhe shkaktuan humbjen financiare të kompanisë. Ky lloj aktiviteti nuk do të tolerohet”, tha Zyra e Prokurorit të Qarkut Jefferson.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota d'andrien anderson d'andrien anderson

Sondazh

Poll