Bota

Një mësuese e prekur në Arezzo, 112 fëmijë vendosen në karantinë pas frikës së koronavirusit në Itali

6 Mars 2020, 13:18 Nga DOSJA
Një mësuese e prekur në Arezzo, 112 fëmijë vendosen

ITALI– Në Arezzo 112 nxënës janë vënë në izolim shtëpiak pasi një mësuese e shkollës ka rezultuar pozitive me koronavirus. Mësuesja, një grua 51-vjeçare, kushtet shëndetësore të së cilës janë të qëndrueshme, ndodhet në izolim në shtëpinë e saj.

Sipas medieve lokale, ky është rasti i parë i koronavirusit në qytetin e Arezzo. Stafi mësimdhënës i shkollës fillore Mont Blanc (i vendosur në zemër të qytetit Toskan), përveç nxënësve, u vunë në mbyllje të vetmuar. Lajmi u konfirmua nga rajoni i Toscana dhe nga kryetari i bashkisë së Arezzo, Alessandro Ghinelli, i cili njoftoi dispozitën e karantinës për nxënësit. Deri tani në itali, në shtetin fqinj numri i viktimave ka shkuar në 148, ndërsa të prekur janë mbi 3.858.

Në rang global koronavirusi vijon të marrë jetë. Deri më tani janë regjistruar 3,285 viktima, 95,413 njerëz janë infektuar nga koronavirusi në botë. Italia e quajtur ndryshe edhe si vatra e koronavirusit në Europë, ka shënuar 116 viktima dhe mbi 3089 mijë të infektuar, duke marrë vendimin e mbylljes së shkollave dhe universiteteve deri më 15 mars. Greqia ka mbyllur 28 shkolla për të shmangur koronavirusin, ndërsa viktima e parë është shënuar edhe në Serbi. Në Kinë ende vazhdojnë të vdesin njerëz nga koronavirusi, në SHBA gjithashtu, Australi, Iran, Kore, Francë e Gjermani. Serbia konfirmoi sot rastin e parë. Ndërkohë Shqipëria nuk e ka pasur ende rastin e parë të infektuar.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne itali preket mesuesja nga koronavirusi koronavirusi ne itali preket mesuesja nga koronavirusi

Sondazh

Poll