Sport

Tronditet Ajax, zv/trajneri i klubit futet në karantinë, pati kontakte me ish-lojtarin Kahlenberg që rezultoi pozitiv

6 Mars 2020, 12:07 Nga DOSJA
Tronditet Ajax, zv/trajneri i klubit futet në karantinë, pati kontakte

Në një kohë që e gjithë Europa është mobilizuar për të lufruar coronavirusin, Ajaksi është skuadra e parë që preket drejtëpërdrejtë nga virusi vdekjeprurës, ose më saktë, rrezikon shumë përballë epidemisë.

Zëvendës trajneri i harkëtarëve, Christian Poulsen mund të jetë infektuar pas një feste ku ish mesfushori Thomas Kahlenberg rezultoi pozitiv. Edhe pse nuk ka shfaqur simptoma, ndihmësi i Ten Hag është vetizoluar për të evituar kontaktet me stafin dhe lojtarët e skuadrës holandeze.

Klubi është vënë menjëherë në lëvizje duke kryer analiza më të detajuara edhe për dy anëtarë të tjerë të stafit, por çështja mund të bëhet më serioze duke pasur parasysh se Ajaxi u ndesh me Getafen në Ligën e Europës dhe mundësia që virusi të jetë transmetuar edhe tek lojtarët spanjollë është e madhe.

Kahlenberg i cili tashmë ka rezultuar pozitiv, është tërhequr nga futbolli i luajtur në vitin 2017. Ai ka qenë një nga ikonat e Brondbyt, por është aktivizuar edhe në Ligue 1 dhe Bundesliga. Ndërkohë, klubi nga Copenhagen ka konfirmuar se 13 persona janë vendosur në karantinë pasi të gjithë kanë pasur kontakte me Kahlenberg. Brondby ka ftuar gjithashtu të gjithë tifozët që kanë qenë në kontakt me ish lojtarin që të vetizolohen në karantinë.

(E.Ç/ Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ajax christian poulsen koronavirus ajax christian poulsen koronavirus

Sondazh

Poll