Politike

“Bëre deputetë përdhunuesit e vajzave, kriminelët të sollën në pushtet”, PD: Rama gënjeu 10 herë pa u skuqur në Ku

5 Mars 2020, 12:18 Nga DOSJA
“Bëre deputetë përdhunuesit e vajzave, kriminelët

TIRANË– Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka gënjyer gjatë deklaratave të tij në senacën plenare të Kuvendit ku po diskutohej për paketën Anti-KÇK. Në një reagim në faqen zyrtare në Facebook, Partia Demokratike shkruan se Rama ka gënjyer 10 herë në atë sallë.

Sipas PD-së, kryeministri bëri sikur u revoltua me ata që nuk mbrojnë ligjin anti-KÇK, por që sipas tyre vetë erdhi në pushtet me Aleancën e Qelbësirave dhe të Kriminelëve. Selia blu shkruan gjithashtu se Rama, bëri sikur vajtoi për vajzat e trafikuara, por që sipas tyre ka bërë deputetë 2 trafikantë vajzash, Arben Ndokën, Mark Frrokun dhe kryebashkiak një përdhunues, Elvis Roshin.

Reagimi i Partisë Demokratike

10 gënjeshtrat më të mëdha të Edi Ramës sot pa u skuqur fare

Me tone të ashpra është shoqëruar seanca e sotme plenare, ku është diskutuar akti normativ anti-KÇK, i cili është miratuar nga Këshilli i Ministrave më 31 janar të këtij viti. Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në këtë seancë, qenë i ashpër me presidentin Ilir Meta, për të cilin tha se po punon kundër interesit të Shqipërisë përsa i përket integrimit dhe Reformës në Drejtësi. Në të njëjtin krah, Rama rreshtoi edhe Opozitën. Kryeministri u shpreh se ky ligj është kundër atyre që kanë përdhunuar gra e vajza deri më sot e pë rata që i kanë zhvatur shqiptarët.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama paketa anti-kçk në kuvend pd akuzon ramen edi rama paketa anti-kçk në kuvend pd akuzon ramen

Sondazh

Poll