Politike

Rama kapet sërish me Hajdarin: S’ke ide, mos më përmend më të metat fizike. Gjatësinë s’e zgjodha unë… ndjesë, po

5 Mars 2020, 12:04 Nga DOSJA
Rama kapet sërish me Hajdarin: S’ke ide, mos më përmend

TIRANE- Kryeministri Edi Rama nga foltorja e kuvendit iu drejtua Rudina Hajdarit, duke iu referuar deklaratës së saj, e cila tha se sot krimi po lulëzon në Shqipëri, duke e hedhur poshtë këtë gjë, pasi sipas tij, sot po ndodh e kundërta, krahasur me vitet e kaluara. Kreu i qeverisë ironizoi deputeten, teksa tha se njeriut nuk i përmenden defektet dhe se debati politik nuk bëhet me defektet fizike.

Pjesë nga fjala e Ramës në Kuvend: 

Përsa i përket zonjës Hajdari, që ka stilin e vet të veçantë. Flisni për krimin, krimi krimi, në kokat tuaja ka një boshllëk të madh për atë që ndodh në Shqipëri. Më përmende rusët meqë unë isha në Rusi. Në atë boshllëk, filmat me drogë e me kriminelë zenë vend. Ta marrësh vesh zonja Hajdari. Ta shohësh sesa vrasje bëheshin në Shkodër në vitin 2013 dhe të shohësh sesi është grafiku i vrasjeve në vijim, jo vetëm që s’po lulëzon por e kundërta është e vërtetë. Ta mbyllim me replikat. Dua t’ju them, meqë është traditë që unë vij këtu të enjten dhe i kushtoj opozitës kohën që meriton, s’ka asgjë për të thënë, veç broçkullave të fjalorit tradicional, ju që vidhni etj etj. Se këto janë të vetmet ide. Ti zonja Hajdari ke një gjë të bukur, që kur e përdor fjalën ide, mendon se ke ide. Atëherë lind detyrimi të të jap disa përgjigje, pavarësisht që s’i meriton, por mund të ketë të tjerë që mendojnë…

Sa për metrat, s’ka njeri perfekt. Nuk i përmenden defektet njeriut, s’e di sesa kg peshoni ju, se nuk bëhet debati politik me defektet fizike. Jam rritur në mënyrë defektoze dhe s’kam gjetur dot një rrugë për të gjetur gjatësinë që meritoj. Mos e thoni më je 2 metra je 2 metra, sepse ndihem keq. Nuk e kam zgjedhur dhe nuk e frenoj dot.

Deklarata e kreut të qeverisë u bë sot gjatë një seance plenare, ku u diskutua miratimi i paketës “Anti-KCK” dhe ligji për titujt e pronësisë.  Kryeministri u shpreh i ‘zhgënjyer’ që sipas tij, presidenti Ilir Meta po punon kundër interesit të shqiptarëve për hapjen e negociatave. Rama foli edhe për amnistinë fiskale, nga e cila tha se përfitojnë vetëm qytetarët.

(f.g, a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rudina hajdari seancë plenare 5 mars 2020 edi rama rudina hajdari seancë plenare 5 mars 2020

Sondazh

Poll