Politike

Rama: Luli si ‘Çim Daja’, fle në këmbë dhe bën figurantin… Replika me Alimadhin: Jeni pa parti, tufë shërbëtorësh

5 Mars 2020, 12:03 Nga DOSJA
Rama: Luli si ‘Çim Daja’, fle në këmbë dhe

TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot në Kuvend, se kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është si “Çim Daja” që fle në këmbë dhe bën figuratin. Kreu i qeverisë  replikoi edhe me Alimadhin, duke u shprehur se është pjesë e tufe shërbëtorësh që katandisën keq e keq PD-në.

“Luli si ‘Çim Daja’, fle në këmbë dhe bën figurantitn. Ju bashkë me ca të tjerë që thoni jemi të djathtë se kështu na e ka thënë gjyshi, por kur flisni ktheni magofonin… Si mund të katandiset PD në këtë farë feje?! I thashë njërës, ç’janë këta të burgosur politikë që thonë, nuk e kam për të gjithë, por për ca që thonë e flasin njësoj sikur i ka nxjerrë Enveri nga barku. Eh moj xhan tha ajo, këta s’janë politikanë. Po ti pse ndërhyn (i drejtohet Murrizit), ah ti do foltoren mor xhan. Ti Alimadh, kur të më tregosh mua publikisht që ti dhe partia jote, e ka respektuar atë pjesë që prodhoi vala nacionaliste e kohës, eja dhe fol me mua. Se ju jeni një tufë shërbëtorësh të atyre që e morën PD dhe e katandisën… më mirë të flasë Myslymi se e di ai në çfarë e katandisën. Ej ou, ka 30 vite që ka ikur komunizmi. Rilindni dhe ejani me ne, se përndryshe në Kinostudio do përfundoni dhe ju.”, u shpreh kryeministri Edi Rama.

Deklarata e kreut të qeverisë u bë sot gjatë një seance plenare, ku u diskutua miratimi i paketës “Anti-KCK” dhe ligji për titujt e pronësisë.  Kryeministri u shpreh i ‘zhgënjyer’ që sipas tij, presidenti Ilir Meta po punon kundër interesit të shqiptarëve për hapjen e negociatave. Rama foli edhe për amnistinë fiskale, nga e cila tha se përfitojnë vetëm qytetarët.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha seancë planare 5 mars 2020 edi rama lulzim basha seancë planare 5 mars 2020

Sondazh

Poll