Politike

FOTO/ Fisi Hajri dhe politika, si u gjendën subjektet e OFL-së në çdo tavolinë festive, trokitën gotat me Metën dhe ish-k

5 Mars 2020, 07:21 Nga DOSJA
FOTO/ Fisi Hajri dhe politika, si u gjendën subjektet e OFL-së në

TIRANË– Besian Ajazi, këshilltari për Mediat i Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Tualant Balla, teksa iu përgjigj një reagimi nga Zëdhënësi i Presidentit, publikoi dhe një foto të Ilir Metës nga kompleksi “Golden” në Shijak, pronë e fisit Hajri që akuzohen për rrëmbimin e vrasjen e Jak Prengës, tashmë i sekuestruar nga SPAK pas kërkesës së OFL.

Në foton, që më pas u publikua dhe nga mediat, shihej Presidenti Meta, krah Xhevdet Troplinit, subjekt i OFL-së, në resortin “Golden” me një gotë verë në dorë. Fotoja dyshohet të jetë bërë në vitin 2017, kohë kur Meta drejtonte ende LSI-në, pasi mes të pranishmëve ishte dhe deputeti Lefter Koka. Pas publikimit të fotos akuzat nga palët ishin të shumta, por Presidenca me anë të zëdhënësit të saj u shpreh se ishte e gatshme që ky material të shkonte në SPAK, e të hetohej nga prokurorët.

Por Meta nuk do ishte i vetmi që kishte një foto me anëtar të fisit të Hajrave. Dosja.al siguroi një foto tjetër ku protagonist është Altin Hajri. Në këtë foto shihet Altin Hajri dhe Ardian Kokomani, ish-kreu i Bashkisë Shijak, duke festuar me njëri-tjetrin. Burime bëjnë me dije se fotoja është shkrepur në vitin 2015, kohë kur Kokomani sapo mori mandatin si kryetar i Bashkisë në Shijak e ky është një moment nga festa e fitores. Këto foto tregojnë se Hajrat në Shijak janë kudo në politikë. Në vitin 2015 janë shfaqur krah PS-së e në 2017 janë me LSI-në.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike altin hajri ardian kokomani fisi hajri dhe politika ilir meta xhevdet troplini altin hajri ardian kokomani fisi hajri dhe politika ilir meta xhevdet troplini

Sondazh

Poll

Politike 4 Mars 2020, 21:53

TIRANË- Zëvendës Kryeministri, Erion Braçe, ka folur sot në lidhje me premtimin e Edi Ramës për rritjen e pagës minimale, që në vitin 2012 do shkojë...