Politike

4 Mars 2020, 21:53 Nga DOSJA

TIRANË- Zëvendës Kryeministri, Erion Braçe, ka folur sot në lidhje me premtimin e Edi Ramës për rritjen e pagës minimale, që në vitin 2012 do shkojë 30 mijë Lekë të rinj. I ftuar sot në Euroneës, Braçe tha se ka munguar në Kongresin e fundit të PS dhe nuk kurseu kritikat për një nga zotimet e bëra nga Kryeministri Edi Rama për ndryshimin e pagës minimale.

Sipas numrit dy të qeverisë, vendosja e pagës minimale në 30 mijë lekë praktikisht në realitet nuk do të ndryshojë asgjë. Ai shtoi se në administratë janë më pak se 1 mijë persona që kanë një pagë nën këtë nivel, ndërsa për sektorin privat tha se paga minimale po përdoret për efazion fiskal të pagave dhe sigurimeve shoqërore.

Ata që mbrojnë idenë e një page minimale prej 30 mijë lekësh duhet të vijnë në Divjakë dhe të kuptojnë që nuk ka më pagë minimale 30 mijë lekë.  Ata bujq që punojnë sot në Divjakë, marrin 45 mijë lekë në muaj.  Dua që PS të diskutojë shumë për punën si e drejtë themelore, jo thjesht për pagën minimale. Ata që diskutojnë për pagë minimale, nuk ka pagë minimale 30 mijë lekë. Duhet folur për të rinjtë, për taksat e punës, për sigurinë publike. Jam marrë gjerësisht me pagën minimale, në administratë mund të jenë 800-900 rroga ose pak më tutje. Paga minimale është referencë për taksimin. Paga minimale po përdoret për evazionin fiskal të pagave dhe tatimin. Që të shmanget kjo do të duhej të shkonim drejt pagave reale dhe  të rritet presioni i administratës fiskale mbi kompanitë që gënjejnë për pagat”, theksoi Braçe.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike braçe kritika rames erion brace paga minimale rritet paga minimale braçe kritika rames erion brace paga minimale rritet paga minimale

Sondazh

Poll