Politike

Kuvendi miraton me 89 vota paketën Anti-KÇK, Rama: Gati të përballem me OFL, amnisti totale fiskale për emigrantët

5 Mars 2020, 07:43 Nga DOSJA
Kuvendi miraton me 89 vota paketën Anti-KÇK, Rama: Gati të

TIRANË- Me tone të ashpra është shoqëruar seanca e sotme plenare, ku është diskutuar akti normativ anti-KÇK, i cili është miratuar nga Këshilli i Ministrave më 31 janar të këtij viti. Pas diskutimeve kjo kapetë ligjore ka marrë dhe dritën jeshile nga Kuvendi, pasi 89 deputetë kanë votuar pro. Kryeministri Edi Rama gjatë seancës, teksa foli për KÇK-në u tregua  i ashpër me Presidentin Ilir Meta, për të cilin tha se po punon kundër interesit të Shqipërisë përsa i përket integrimit dhe Reformës në Drejtësi.

“E di shumë mirë edhe ky zotëria që çon letra gjithandej për të lobuar kundër hapjes së negociatave. Tani ata thonë hajde na tregoni që drejtësia funksionon njësoj për të gjithë dhe këtë e dinë këta që bëjnë revolucione dhe tundin flamujtë e të tjerëve pa leje. Lufta kundër krimit dhe gjyqtarëve që japin vendime të padrejta është fytyra e kësaj qeverie. Ky vend këtë ditë ka pritur se kur vjen puna te ligji ndahemi.”-tha Rama. 

Shefi i qeverisë foli edhe për lidhjet e politikës me krimin dhe tha se mezi pret që të dalë përballë OFL për të treguar se nuk është i përzierë me zullumin. “Ju mos u shqetësoni fare, se që do vijë dita do vijë, është më afër se ç’duket, për të gjithë ne këtu, unë i pari, për të gjithë ne këtu, por edhe ata që janë jashtë, do vijë dita që do duhet të provojmë që nuk vijnë nga zullumi. Unë mezi e pres atë ditë, se ndryshe nga ç’flitet këtu, më vjen keq kur shoh edhe disa prej jush që përtej kritikave i bëni një dëm shumë të madh vetes suaj, kauzës suaj që është si puna e sferave me helikopter, dhe politikës në përgjithësi, duke thënë “ju kriminelët, ju në telefon me ata, ju ju ju”. Këtu e keqja dhe balta i bie të gjithëve ndërkohë që nuk jemi të gjithë njësoj. Mund të kemi mustaqe po i kemi ndryshe për shembull, jemi të një gjinie, por jemi ndryshe, dhe vijmë nga rrugë të ndryshme. Ka një ndryshim të madh, kush nuk është i dënuar nuk ka lidhje fare me OFL.”-tha Rama. 

Rama foli për një amnisti totale fiskale, për emigrantët por që sipas tij, nuk do të ketë lidhje me politikanët dhe zyrtarët, por vetëm me qytetarët e thjeshtë. Nuk harroi të shigjetojë opozitën jashtë Kuvendit, për të thënë se “do t’ju vijë” radha shumë shpejt.

Në fund të fjalës së tij, zgjodhi të flasë edhe për ligjin për titujt e pronësisë, teksa replikoi edhe me deputeten Rudina Hajdari, të cilën e quajti një politikane pa ide.

(J.V;F.M;F.G/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama paketa anti-kçk në kuvend rudina hajdari sander lleshaj seancë plenare 5 mars 2020 edi rama paketa anti-kçk në kuvend rudina hajdari sander lleshaj seancë plenare 5 mars 2020

Sondazh

Poll

Politike 4 Mars 2020, 21:53

TIRANË- Zëvendës Kryeministri, Erion Braçe, ka folur sot në lidhje me premtimin e Edi Ramës për rritjen e pagës minimale, që në vitin 2012 do shkojë...