Politike

‘Pasiguri në gjimnazin e Fierit’/ Luan Baçi: A janë shtuar masat e sigurisë, siç tha ministrja? Turp për ju! (VIDEO)

5 Mars 2020, 09:18 Nga DOSJA
‘Pasiguri në gjimnazin e Fierit’/ Luan Baçi: A janë

FIER- Kryetari i degës së PD në Fier, Luan Baçi ka reaguar sërish, lidhur me helmimin masiv të nxënësve në shkollën “Janaq Kilica” në Fier. Përmes një postimi në Facebook, Baçi shprehet se në këtë shkollë vazhdon pasiguria për nxënësit, duke ngritur më tej disa pyetje, të cilat kërkojnë sqarim.

REAGIMI I PLOTË I LUAN BAÇIT:

Vazhdon pa siguria dhe rastet e alarimit ne shkollen Janaq Kilica,  ambulanca, e urgjences e spitalit te Fierit po transporton nje nxenese.

Çfar ndodh ne kete shkolle ?

A dolen analiziat e helmimit te djeshem dhe te para nje jave ?

A jane marre masa, ashtu si tha Mimnistere Besa?

A jane shtuar masat e sigurise ?

A jane te pergjegjshem institucionet drejtuese ?

Ju jeni te gjithe te pa afte, te korruptuar, te pa pergjegjshem.

Videot jane te ketij momenti, sot dt, 05 , 03, 2020.

Turp per ju. Hetimet duhet te fillojne, nga drejtuesit dhe separi te merret masat e pezullimit, per mos manipulim te ngjarjeve.

Një helmim masiv u përsërit një ditë më parë në shkollën e mesme të Përgjithshme “Janaq Kilica” në qytetin e Fierit. Mbi 30 nxënës u dërguan me shenja të rënda helmimi në spital, pasi u ndjenë keq gjatë orëve të mësimit. Dyshohet se ata janë helmuar nga një spraj, që lëshohet në ajër, duke përsëritur të njëjtën gjë që ndodhi rreth një javë më parë, ku u helmuan 7 nxënës, po të kësaj shkolle. Për këtë ngjarje, Policia ka proceduar  2 të rinj, nga 15-vjeç.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike helmimi masiv ne fier luan baci helmimi masiv ne fier luan baci

Sondazh

Poll

Politike 4 Mars 2020, 21:53

TIRANË- Zëvendës Kryeministri, Erion Braçe, ka folur sot në lidhje me premtimin e Edi Ramës për rritjen e pagës minimale, që në vitin 2012 do shkojë...